Fier, e zë poshtë treni teksa kalonte shinat, humb jetën 61-vjeçarja

Fier- Një e moshuar ka gjetur vdekjen ndërsa është përplasur nga treni. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e pasdites së sotme në fshatin Cipllak të Fierit, ku një 61-vjeçare teksa kalonte shinat është përplasur për vdekje nga treni i linjës Tiranë-Vlorë.Viktima është shtetesja, Hike Gjodeshi, e cila është transportuar me ambulancë drejt morgut të qytetit.Ndërkaq në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.