Ligji për gradat në ushtri, Nishanit i hiqen kompetencat, Majko abstenon

Tiranë - Kuvendi ka miratuar në seancën e 12 qershorit ligjin e ri për karrierën dhe gradat në ushtri. Pr/ligji u miratua me me 75 vota pro 35 vota kundër dhe 1 abstenim. Ish-ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka abstenuar duke përsëritur të njëjtin votim si në Komisionin e Ligjeve ku u shpreh kundër heqjes së kompetencave të Presidentit. Opozita e kundërshtoi draftin me argumentin se i hiqen Presidentit kompetencat për emërimin dhe lirimin e gjeneralëve me gradë madhoreProjektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”,  e mbrojti, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.Ministrja u kundërshtua ashpër nga opozita, veçanërisht nga ish-Kryeministri Berisha. Sipas tij, me anë tij po zhbëhen standartet e NATO-s dhe po i hiqen kompetencat, Presidentit, kompetenca që socialistët ia kishin dhënë vetë kur Majko ishte Ministër i Mbrojtjes.P'Ligjin në fjalë e ka kundërshtuar edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Sipas tij, ky ligj prish piramidën e pagave dhe nxit parazitimin tek gradat e larta.Pavarësisht nga kundërshtitë e opozitës, Kodheli në fjalën e saj është shprehur se ky p/ligj sjell risi, pasi vendoset siguria e një standardi që zbatohet në shumicën e ushtrive të vendeve të NATO-s duke siguruar uljen e kostove të personelit të FA. Sipas Kodhelit, risitë konsistojnë:“Së pari rritjen e kohës së qendrimit të ushtarakëve në FA. Pr/ligji rrit në mënyrë të dukshme kohën e qëndrimit të ushtarakëve në FA nga sistem me vite shërbimi në gradë, kalon në sistem me kohë moshë. Me këtë vendoset siguria e një standardi që zbatohet në shumicën e ushtrive të vendeve të NATO-s duke siguruar uljen e kostove të personelit të FA”, - theksoi ministrja..Kodheli: Pr/ligji nuk krijon sistemin e karrierës, por e menaxhon atë“Faza aktuale ligjore është e superuar, shumë prej jush e keni votuar ketë ligj 20 vjet më parë, merita e këtij ligji është ndryshimi rrënjesor i strukturave të gradave. Piramida hierarkike është kthyer në normalitet si dhe është e mbështetur në një sistem të qartë të avancimit në karrierë. Pra misioni i ligjit aktual ka qenë vendosja e sistemit të karrierës mbi kritere profesionale dhe korrigjimi i strukturës së gradave. Aktualisht çështja e ditës nuk është krijimi i këtij sistemi por menaxhimi i tij. Një nga problemet më të rëndësishme është “ashpërsia” e ligjit aktual në kuptimin e shtërngesës për të nxjerrë ne rezervë një numër të lartë ushtarakësh për shkak të limiteve të kohës së qendrueshme në gradë. Sipas ligjit aktual ushtarakët i nënshtrohen një rregulli të vetëm ose përparimit në gradë, ose dalja nga shërbimi aktiv e FA. Nga ana tjetër është shtuar në mënyrë të ndjeshme numri i ushtarakëvë që janë nxjerrë në lirim dhe paguhen me pension të parakoshshëm për vitet e shërbimit. Ushtarakët me gradën kapiten kanë dalë në pension në moshën 40 vjeç, majorët në moshën 45 vjeç, nënkolonelët në moshën 50 vjeç dhe kolonelët 53 vjeç.”Berisha rrëzon p/ligjin: Zhbën standartet e NATO-s në emër të "pushtetërimit" të një njeriuOpozita e kryesuar nga ish-Kryeministri Berisha e ka hedhur poshtë, projektligjin për Forcat e Armatosura; veçanërisht, Berisha mbrojti kompetencat e Presidentit, duke paraqitur si argument faktin se ato, kreu të shtetit, ia kanë dhënë vetë socialistët, kur ishte ministër Pandeli Majko.Berisha tha se “A e dini ju që konsulenti ,prej disa vjetësh, i Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka qënë dakord me këtë që bëni? Që ka qënë kundër kësaj që bëni? Se ky është vëtëm model i Assad-it. Nuk i hiqen kompetencat, Kryetarit!Këto ligje zhbëjnë standartet e NATO-s, i japin një goditje të fortë ushtrisë, sepse janë dëshmi e një njeriu të pangopur me pushtet që rrezaton gjithë ditën vetëm energji negative në këtë vend.Ju bëj thirrje ta hedhim poshtë këtë ligj, që zhbën standartet e NATO-s në Forcat e Armatosura në emër të “pushtetërimit” të një njeriu që do vetëm të vjedhë e të vjedhë në çdo gjë."Ai akuzoi mazhorancën se me këto që po bën Qeveria, me këto sinjale që po dërgon në Europë në prag të marrjes së statusit kandidat, po e rrezikon këtë gjë.“Unë jam i bindur që ne e meritojmë statusin,” – tha ai, - “por me këto sinjale që po dërgojmë nuk është se është vendosur plotësisht. E vërteta është se nuk është vendosur, e vërteta është se atje ku ishte dje kryetari juaj, mediat thonë se nuk është aprovuar,” - përfundoi ish-Kryeministri.Oranews.tv