Raporti: Rritet numri i vetëvrasjeve për shkak të krizës ekonomike
Kriza ekonomike në Europë dhe në Ameriken Latine ka çuar në më shumë se 10 mijë vetëvrasje.Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara në Britanine e Madhe, pas një studimi të publikuar në revistën britanike të psikiatrisë, e cila tregon një rritje të frikshme të numrit të njerëzve që ndërmarrin aktin ekstrem të vetëvrasjes.Sipas ekspertëve të fushës, në këto raste është shumë i rendësishëm shërbimi dhe kujdesi mjekësor mendor.Të dhënat përfshijnë studime të realizuara në 24 vende të Bashkimit Europian, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas statistikave, numri dhe perqindja e vetëvrasjeve është rritur ndjeshëm kryesisht në Europë pas vitit 2007.Pas këtij viti deri në 2009, ky nivel u rrit me 6.5% duke mbetur i pandryshuar deri në 2011.Pra në nje periudhë 2 vjecare, ka patur një rritje të numrit të vetëvrasjeve me 7950 persona më shumë të vetëvrarë.Edhe në Kanada numri i vetëvrasjeve deri në 2007 kishte një trend rënës, por pas këtij viti, me recesionin e vitit 2008, në vend brenda vitit numri i vetëvrasjeve u rrit me 240.Ky numër u rrit edhe në SHBA, për shkak të krizës së thellë ekonomike, duke çuar në më shumë se 4750 vetëvrasje.Sipas raportit, humbja e vendit të punës, ekonomia e dobët, humbja e shtëpisë për shkak të mospagimit të qerasë apo kredisë dhe borxhet e shumta, janë arsyet kryesore që i kanë ç uar këta njerëz drejt vetëvrasjes me mënyra nga më të ndryshmet.Por ka edhe nga ato vende qe e kanë mundur këtë trend, duke mos rënë "pre" e saj.Suedia, Finlanda dhe Austria, të tre këto vende arritën të shmangin impaktin e keq të krizës.