Berisha:Rama s’ka as 1/100 e talentit të Çiljetës, Balla:Çiljeta të ka lënë me kohë
Tirane- Mund të duket e habitshme por i pari që i uroi socialistët për ditëlindjen e Partisë, ishte rivali historik i së majtës, Sali Berisha.Dhe pas urimit, nuk mund të mungonin as batutat ironike të ish-kryeministrit. Ashtu siç ishte betuar dy seanca më parë, kryeminstri Edi Rama i qëndroi fjalës së tij, duke mos iu përgjigjur në asnjë moment Berishës, të cilit i rezervoi vetëm reagime nëpërmjet mimikës.E ndërsa Rama e kaloi në heshtje, vendin e tij si replikues e mori deputeti Taulant Balla.Vetë Berisha u largua gjatë kohës që fliste deputeti Balla dhe përgjigjen e ktheu kreu i grupit Edi Paloka.Mungesa e replikave mes dy kundërshtarëve politik, Rama e Berisha, dhuroi një seancë të qetë plenare, si rrallë herë.Berisha tha se 23 vjetori PS-në e gjen të ketë në krye jo socialistë të vërtetë, por mafia, dhe akuzoi Ramën se ka bllokuar statusin.Jo vetëm kaq për Berishën Rama sulmon Çiljetën, vetëm me urrejtjen sepse këndoi në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por nuk ka as 1/100 e performancës së saj.Debatet u zhvilluan në seancën ku do të diskutphej për pr/ligjin për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj” të ndryshuar”PS feston 23 vjetorin por në qeveri s’ka asnjë socialistBerisha: “Sot shqiptarët kanë një festë tjeter atë të PS, 23 vjet më parë PPSH vendosi të ndërrojë emrin nga Parti e Punës në Parti Socialiste duke rruajtur të gjithë trashëgimin e PP. Por në 23 vite do të ishte absurde të mohohej përpjekja e socialistëve të vërtetë për të kontribuar në demokracinë. Sot kjo parti feston si anëtare në gjirin e PSE. Por të dashur socialiste të thjeshtë nuk mund të them se kjo ditë është ajo që ju prisni, jo. Hidhni pak sytë këtu prapa, nëse gjeni një gjurmë socialisti ju kërkoj ndjesë. Secili prej tyre është i lidhur me një parti tjetër. Nuk keni në krye të PS një socialst të vërtetë, por një mafia të vertetë. Këta janë njerëz të interesave që pasurojnë veten e tyre dhe të klaneve të tyre.“Berisha- Ramës: S'ke as 1/100 e performancës së ÇiljetësBerisha: "Kryetari juaj njoftoi se nuk do te festojë për marrjen e statusit, a e dini pse? Sepse është i vetmi njeri në Europë që ka penguar statusin dhe tani po të festojë do të dalë dhe të nxijë, pastaj merret dhe sulmon këngëtare dhe artistë të nderuar, sulmon Çiljetën, vetëm me urrejtjen sepse këndoi në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në një kohë kur kryetari nxinte me portrete të Enver Hoxhës në anëtarësimin e NATO-s. Të kishte patur 1/100 e performancës artistike të Çiljetës nuk do ishte nje piktor mjeran i dështuar siç është që s'ka shitur dot një tablo në jetën e tij. Po sigurisht ky koncert nuk mund të bëjë se pengoi statusin kandidat."Balla i përgjigjet Berishës: Çiljeta të ka lënë me kohëBalla: Në fakt socialistët kanë një përvjetor të rëndësishëm dhe janë më krenarë se kurrë sepse e majta shqiptarë është e bashkuar, dhe këtë zotërinë e nxori në pension më 23 qershor dhe shanset që të vish përsëri në këtë karrige, janë sa i ka Hondurasi të fitojë Kupën e Botës. Të jesh e sigurt edhe ti, bën mirë ta shoqërosh se Çiljeta e ka lënë me kohë, por kam përshtypjen se po e le edhe ti.Zotria është bërë si Enveri kur fliste përçart, por Enveri mes shumë të këqijash një të mirë e kishte se të paktën e shkroi emrin në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.Balla-opozitës: Gëzuar 40-vjetorin e BashësBalla: Meqe e nise me festa edhe ju keni sot një festë. Me lejoni t'ju uroj në emër të grupit parlamentar të PS për 40-vjetorin e kryetarit de facto, Lulzim Basha i cili mbush sot 40 vjeç dhe ju kërkojmë ndjese se "de factoja" iku të marrë ilaçin qetësues dhe sigurisht në festën e ditëlindjes së PS ne kemi shumë çfarë tu themi socialsitëve dhe demokratëve, sepse kjo nuk është qeveri si ajo që punonte vetëm për vete.Topalli: Socialistët përfaqësohen nga njerëz pa shkollëTopalli: Kjo mazhorancë, parlamentin e përdor për uzurpim institucionesh edhe sot, me mosnjohjesh mandatesh, edhe sot, por që kjo nuk është me e keqja. Që socialistët përfaqësohen në shumicë josicalistë, por me njerëz pa shkollë, pa lidhje as me të majtë as me politikën, por që përdorin poltikën për strehim e pasurim edhe kjo është sa fyese e paimagjinueshme aq edhe tronditëse, as kjo nuk është me e keqja që me keq e më zi se kaq nuk di. Pak larg bllokut zhvillohet një realitet ankthi zhgënjimi, varfërie, papunësie që Ramën, ministrant e politikanë me pak ndërgjegjie duhet ta kishin shkundur.(Video: Ja debati i plotë) vijon