Fier, dy familje kërcënojnë të vetëdigjen, përmbaruesit tërhiqen

Fier- Përmbarimi kërkon t'i nxjerrë nga banesa, duke ekzekutuar një vendim i cili i kthen ndërtesën pronarit të ligjshëm, por dy famlijet që jetojnë aty kërcënuan se do të vetëdigjen.Familja e dy vëllezerve Eduart dhe Albert Shehu në të cilën jeton në banesën 2 katëshe kërcënuan se do të vetëdigjen se bashku me tre femijet e tyre dhe bashkeshortet.Me shishe me benzinë në duar ata kërcenuan se nuk do dalin nga banesa dhe s'kanë për ta liruar.Familjarët deklarojnë se prej 20 vitesh enden në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi.Ata pretendojnë se kanë që në vitin 1967 që e kanë blerë banesën dhe se disponojnë tapiëe e shtëpisë, por një vendim i gjykatës së rrethit të Fierit i detyron të largohen prej saj.Ndërkohë siç tregojnë familjarët, Gjykata e rrethit Fier në vitin 2005 ka nxjerrë një urdhër ekzekutimi për t'i hequr familjarëve të drejten e tokës përreth banesës, ndërsa tani kërkojnë t'i nxjerrin nga banesa duke qënë se ka dalë pronari.Ngjarja pati zhvillim në orët e para të paradites në lagjen "15 tetori" të qytetit të Fierit.Pasi kanë parë situatën përmbaruesit janë tërhequr.