Baza e rrjetit të kokainës në shtëpinë e 'baronit', Gëzim Çelaj shpallet në kërkim
Tirane-Një super aksion i hetuar prej disa kohësh nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe i vënë në zbatim nga policia shqiptare dhe ajo kosovare, ka shkatërruar një grup të strkuturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës perendimore, duke perdorur tokën shqiptare.Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare te Morinit në Kukës, ku është shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Korrieri me origjinë nga Korça dhe banim në Tiranë e ka marrë drogën në Prishtinë.Burime nga grupi hetimor sqarojnë se korçari është arrestuar sapo ka hyrë në tokën shqiptarë,duke i bllokuar dhe lëndën narkotike dhe marrë dëshmi për pjesën tjetër të grupit.Në të njëtën kohë ka ndërhyrë edhe policia kosovare ku në kryqytetin e vendit Prishtinë, janë arrestuar në flagrancë 3 persona dhe janë sekuestruar 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.Ndër personat e arrestuar në Kosove është dhe një shqiptare, e cila punonte si inxhiniere kimike në firmë konfeksionesh atje.Ndërkohë në territorin shqiptar policia nisi një aksion të gjërë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar.Vëmendja e prokurorisë dhe policisë ishte e fokusuar në Laç, pasi hetimet e kryera të dërgonin se kjo ishte zona ku do të dërgohej droga dhe nga aty do të nxirrej jashtë Shqipërisë.Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë,150 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu në cilësinë e provave janë sekuestruar 9 armë, tre snajpera,granata dhe makina të blinduara.Gëzim Çelja nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane. Ai njihet si një nga tregtarët më të mëdhënj të drogës nga shqipëria drejt Italisë dhe më pas shitjen atje. Mbi Çelën ka një dënim nga gjykatat italiane pikërisht për trafik të narkotikëve, me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë.Çela është liruar nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u arrestua me pas me akuzën se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.Por në mometin kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ka qënë aty, duke ngritur dyshime se ai është lajmëruar për aksionin e autoriteteve shqiptare.Ndërkohë operacioni dhe hetimet vazhdojnë nga policia për arrestimit e përsonave të tjerë të këtij rrjeti, pasi dyshohet se kishte vite që funksiononte.Droga Turqi-Prishtinë- LaçNga hetimet e deri tanishme të krimeve të rënda dyshohet se droga vinte nga Turqia dhe pritej në Prishtinë, në një laborator të posacëm dhe aty ajo përzihej dhe paketohej, duke u bërë e gatshme për treg.Dyshohet se droga vinte nga Greqia me anë të rrobave që tregtoheshin nga Turqia drej Kosovës.Më pas lënda narkotike trasportohej drejt Shqipërisë ku korrierët e dërgonin në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe.Pas këtij hapi lënda narkotike trasportohej drejt Europës Perendimore ku edhe do të shitej.Në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës dhe ka dyshime që vila e familjes të jetë edhe laborator për përzierjen e drogës.Policia shpall në kërkim Gëzim Çelën, drejtuesin kryesor të rrjetit të trafikut të drogës, që u kap sot.Kush është Gëzim Çelaj," baroni i droges"Më 21 nëntor 2012 Gëzim Çelaj u arrestua aeroportin “Nënë Tereza” në momentin kur po kthehej nga Turqia pasi kishte kryer dënimin me 6 vjet burg nën akuzën e trafikut të drogës. Çelaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si nga Italia dhe Shqipëria po për këtë akuzë. Në 2003 mediat italiane e quanin "baroni i drogës" ndërsa në Shqipëri ishte kapoja i bandës kriminale të "Fushë- Kuqes". Në 2003 ishte dënuar nga një gjykatë italiane me 11 vjet burg për akuzën e favorizimit të prostitucionit, e trafikut të drogës ndërkohë që në Shqipëri ishte liruar nga gjykata e Tiranës pasi i ishin paraqitur raporte mjekësore të falsifikuara. Pas arrestimit në 2012, gjykata kishte ndryshuar masën e arrestit nga ai burg në arrest shtëpie.Njoftimi i policisë së shtetit mbi superoperacionin antidrogëNё kuadër tё njё operacioni tё pёrbashkёt antidrogё ndërmjet Policisё sё Shtetit dhe Policisё sё Kosovёs, nё bashkëpunim dhe me agjenci tё tjera ligjzbatuese, ёshtё mundësuar sekuestrimi nё Shqipёri dhe Kosovё i njё sasie tё konsiderueshme lёndёsh narkotike tё forta, i njё laboratori pёr prodhimin e pёrpunimin e lёndёve narkotike, si dhe arrestimi i 4 personave.Falё operacionit tё strukturave tё Krimit tё Organizuar dhe Krimeve tё Rёnda nё Policinё e Shtetit, nё Shqipёri ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainё, 18 kg heroinё dhe rreth 100 kg marijuanё, 850 litra pёrzierёs, njё mjet i blinduar, si dhe armё e municione luftarake.Ndёrkohё nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg droga tё forta, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.Nё kuadёr tё këtij operacioni nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё Pikёn e Kalimit Kufitar Morinё ёshtё kapur nё flagrancё njё shtetas, i cili po transportonte njё sasi prej rreth 7 kg lёndё narkotike tё dyshuar kokainё, sasi qё ёshtё bllokuar me cilёsinё e provës materiale sёbashku me automjetin.Ndёrkohё operacioni i strukturave tё Policisё sё Shtetit ka vijuar me ushtrimin e kontrolleve pranё njё vile 3 katёshe nё njё banesё nё Fushё Kuqe, nё pronësi tё shtetasit Gёzim Çelaj, ku u bё i mundur:- sekuestrimi i njё sasie rreth 18 kg e dyshuar heroinё,- rreth 100 kg marijuanё,- 20 bidonё me njё sasi prej rreth 850 litra lёndё, qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike.- pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin elёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqejne vakumit gjatё paketimit etj.Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar 9 armё zjarri nga tё cilat 3 snajper, si dhe njё sasi fishekësh dhe granata. Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMV i blinduar.Strukturat e Policisё sё Shtetit nё bashkëpunim me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda vijojnë punёn pёr dokumentimin e plotё ligjor dhe zbardhjen e personave tё tjerё tё implikuar nё trafikimin e shitjen e lёndёve narkotike.Njoftimi i prokurorisë së përgjithshmePas një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria për Krime të Rënda për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, u arrit të zbulohej një rrjet që merret me trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë edhe ato të llojit të rëndë, si heroinë dhe kokainë, si edhe u arrestuan tre persona, dy prej të cilëve në Shqipëri dhe një në Kosovë. Ndërkohë një person, i konsideruar kyç në këtë grup kriminal, është shpallur në kërkim.Nga hetimi, ka rezultuar se disa shtetas shqiptarë me banim në rrethet Kurbin, Tiranë, etj., kanë bashkëpunuar me shtetas të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë në drejtim të trafikimit të lëndës narkotike të llojit "kokainë" nga vendet e Amerikës Latine-Kosovë-Shqipëri, e më pas për në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë informacion për veprimet që do të realizonte ky grup kriminal dhe në orët e para të ditës së mërkurë (dt.12.06.2014) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë për sekuestrimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e personave të përfshirë në të.Nga bashkëpunimi ndërmjet strukturave është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Reald Hysolli në pikën kufitare të Morinës, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 7 kilogramë kokainë.Më pas, operacioni ka vijuar gjatë ditës së Mërkurë (12.06.2014) në zonën e Fushë-Kuqes, Mamurras, në shtëpinë e shtetasit Kujtim Çela ku është arrestuar ky i fundit. Në këtë banesë u sekuestruan;-15 (pesëmbëdhjetë) kg lëndë narkotike të llojit "heroinë";-Mbi 100 kg lëndë narkotike të llojit "Cannabis sattiva";-12 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm, si pistoleta, automatikë, snjapër, si dhe një sasi fishekësh luftarak. etj.;-Paisje për stampim lëndë narkotike të llojit "cannabis sattiva", pasije për përzierje të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, etj. ;-Sasi e konsiderueshme mbi 200 kg "arsenik" që shërben si prekusor për lëndën narkotike të llojit "kokainë";-Disa autovetura të markave të ndryshme, etj.-Një sasi prej 143 mijë eurosh, disa sende me vlerë si ora dore, bizhuteri, etj,Ndërkohë, në Kosovë është bërë e mundur që këtij grupi kriminal t`i sekuestrohet në të njëjtën kohë edhe 18.2 kg lëndë narkotike të llojit "kokainë", si edhe një laborator për prodhimin, përzierjen dhe paketimin e lëndës narkotike të llojit "kokainë". Nga autoritetet kosovare u ndaluan edhe 4 (katër) persona, ndër të cilët një është shtetasja shqiptare V.Tufina, e arrestuar për llogari të Prokurorisë për Krime të Rënda të Shqipërisë.Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi G. Ç, i cili konsiderohet një person me rol kyç në këtë grup kriminal.