Dita botërore kundër punës së fëmijëve, Veliaj: Jo lekë lypësave, trajtohen si bankomat

Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj e ka konsideruar lypjen në rrugë nga fëmijët si një biznes dhe ky biznes mund të parandalohet duke mos i dhënë lekë fëmijëve që lypin sepse ata shfrytëzohen dhe trajtohen si bankomat. Deklarata e Veliajt u bë sot në ditën ndërkombëtarë kundër punës së fëmijëve gjatë një aktiviteti në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.“Janë rreth 2 mijë që kemi identifikuar si lypsa aktivë. Një lypes kryesisht nga ta që janë në Tiranë gjeneron mesatarisht 100 mijë lekë në ditë, që në muaj i bie 3 milionë lekë. Kjo është një biznes, që ka një kosto shumë të lartë njerëzore, që shkatërron jetën e atij fëmijë për hesap të tutorit apo një prindi të papërgjegjshme, por kjo nuk ka rëndësi, më rëndësi është fenomeni dhe argumenti. Neduhet ta falimentojmë këtë biznes dhe këtë mund të bëjmë duke mos i bërë xhiro këtij biznesi. Ka shumë njerëz që për t’i ndihmuar i japin para, pa e ditur se sa më shumë i japin para aq më shumë shfrytëzohen dhe trajtohen si bankomat”, tha Veliaj.Ministri Veliaj deklaroi atë që ditën e djeshme u miratua nga qeveria se do të japin para për fëmijët që do të shkojnë në shkollë dhe mos dalin në rrugë, gjithashtu do të jepet edhe një fond shtesë për vaksinimin e fëmijëve.“Përveçse po kërkojmë që të hiqen nga rruga po i japim para kesh si ndihmë ekonomike duke mos u diskriminuar. Për herë të parë me vendimet që u morën dje, duke filluar nga viti i ri shkollor ne do të jepim para kesh për çdo fëmijë që do të shkojë në shkollë. Pra do t’i themi familjes nëqoftese ke noevojë për para, mos e ço në rrugë, sepse po e çove në shkollë do të japim ne para kesh, ekstra mbi ndihmën sociale. Për fëmijët që vaksinohen në do të japim një bonus ekstra për vaksinimet”, u shpreh Veliaj.Veliaj u shpreh se skllavëria moderne nuk sensibilizohet, sepse është një veprimtari kriminale.“Disa njerëz që e kanë kthyer skllavërinë moderne në biznes, nuk ka më çështje sensibilizimi, ajo është një veprimtari kriminale dhe duhet të trajtohet nga institucione të tjera që merren me veprimtari kriminale”.