Ligji për Bashkëpunim Bujqësor: Kooperativa faktor kyç, bashkimi është domosdoshmëri
Ligji për bashkëpunimin bujqësor dhe kalimi nga kooperativa drejt koperimit për zhvillimin e bujqësisë është risia më re e hartuar nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me 5 shoqatat kryesore.Përfaqësues të bujqësisë në “Ora News” kanë cilësuar si faktor kyc koperimin dhe bashkëpunimin mes fermërëve, si një mundesi për të daljen e vendi nga kriza.Lënia e 100 mijë hektare tokë pa punuar u cilësua si një fatkeqësi kombëtare”, nga tha ish Ministri i Bujqësisë, Hasan Halili.Në “Tonight Ilva Tare” katër përfaqësues të saj thanë se koperimi është zgjidhja me koston më të ulët dhe mundësi reale për produktivitet.Sipas Hasan Halili, faktor kryesor është çmimi i karburantëve dhe niveli i moshës mbi 50 vjeç për punë fshati. Ai tha se bashkimi është “domosdoshmëri” dhe qeveria duhet të krijojë lehtësira financiare.Më tej ai sqaroi se, “kooperativa nuk është pjellë e komunizmit” .“Koperativa nuk është pjellë e komunizmit, është që në kohën e faraonëve, komunistët e keqpërdorën pasi e bën më imponin dhe shpërndanë mënyrë të gabuar të ardhurat që prodhoheshin. Është domosdoshmëri që të bashkohemi, fermerët duhe të bëhen bashkë, duke ruajtur plotësin. Asgjë nuk realizohet nëse nuk injektojnë financim te ky grupim, sepse ferma e vogël ka një produktivitet shumë të ulët dhe fshatari nuk ka likuiditet”, tha Halili.I pyetur nga Gazetarja Ilva Tare për buxhetin prej 0.6 % të miratuar nga qeveria ai e shpjegoi me:“Bujqësia është çeshtje e gjithë popullit për të ngrënë”.Ndërsa Agim Rrapaj, Kryetari i Entit Kombëtar Rajonal, ka kërkuar që CENSUSI të bëj publik të dhënat, pasi shifrat janë skandaloze. Ai i ka cilësuar si jo të mira ligjet për bujqësinë, në vecanti ai i hidrokarburëve.“Ne kemi bërë një sondazhë në 2012-2013, për tokë të papunuar, pjellore dhe janë rreth 100 mijë hektarë tokë që po të kishim mekanikë bujqësore bashkëkohore, po të kishim agregatët e nevojëshëm, ujitjen dhe kullimin, ashtu siç duhet, po të kishim tregun, kjo tokë s’do ishte kështu siç është. Ky për fajin tonë”, tha ai.Rrapaj anoncoi programin e ndërmarrë për përgjysmimin e çmimit të karburantëve për fermerët. Sipas tij , “ky program mbështetet fort në inovacion, i ka të gjitha mundësitë për tu realizuar”.“Të bëhet një ligj në parlamentin shqiptar ku të thuhet se nuk lejohet eksporti i karburantit pa u plotësuar nevojat e fermerëve .Nëse punojmë 100 mijë hektarë tokë, për 1 mijë hektarë minimum i pjellorisë së tokës shqiptarë është 1 milion dollarë",tha ai.Ndërkohë, Lauresha Grezda, drejtore e Prodhimit Bujqësor dhe Politikave Tregëtare në Ministrinë e bujqësisë tha se synohet përmirësimi i cilësisë dhe trëgëtimi në sasi të mëdha.“ Janë disa arsye që fermëret duhet të bashkëpunojnë, është ulja ekostos, gjetja e tregjeve dhe mundësia për të negociuar. Ne jemi në kontakt me investitorë të ndryshëm. Një nga çështjetkryesore është sasia, cilësia ,certifikimi. Si do i bëjmë fermërt të bashkëpunojnë? Duhet që fermerit t’i ofrosh si gjetje tregjesh dhe inisiativa të ndryshme për sa i përket anës financiare, për subvencionet dhe fondet e BE”, tha ajo .Më tej, Grezda, theksoi se duhet një zhvillim i makinerive bujqësoreZana Konini, Drejtore Ekzekutive e “Unionit kursimkredi” tha se 2014 ka një rritje të marrjes së kredive nga fermërët. Ajo e ka parë të qënësishme bashkëpunimin mes fermerëve, pasi asgjë nuk financohet pa bashkëpunim.“Përvese të bashkohen fermëret, me fermën e vogël që ne kemi është ë pamundur të futet mekaniznimi, e pamundur të futet teknologjia e re, te rritet produktiviteti i sipërfaqës se punuar.Në këto kushte fermerët duhet të bëhen bashkë, duke ruajtur plotësinë.Dritan Halili, drejtor ekzekutiv i Entit Rregullator, ka paraqitur si problem madhor mekanizimin dhe inovacionin. Ai tha se këto dy komponentë duan përparësi .“Koperimi, mekanizimi dhe inovacioni janë elementët kryesor”, tha ai.Halili njoftoi risinë e veçnatë të kompanive italine, të cilat do të bëjnë demostrimin e makinerive, në datën 15 të këtij muaji.“Aty do shihet realisht rendimenti i këtyre makinerive dhe produktiviteti ,se gjithcka lidhet me kostot”, tha ai.e.k/oranews/online