FH: Shqipëria ndryshime pozitive, por në qeverisjen Berisha vendi pati rënie të thellë

Freedom House për herë të parë që prej 2008 ka vlerësuar se Shqipëria ka shënuar arritje pozitive falë zgjedhjeve të qershorit dhe transferimit paqësor të pushtetit. Por raporti "Vendet në tranzicion" nënvizon se gjatë mandatit të dytë qeverisës,  Berisha u përpoq të konsolidonte autoritetin e tij përmes emërimeve politike në institucionet e pavarura. Raporti thekson se pavarësisht arritjeve, sistemi gjyqsor dhe korrupsioni mbeten problematika të mëdha në Shqipëri. "Shqipëria arriti ndryshim pozitiv për herë të parë që nga viti 2008, falë zgjedhjeve parlamentare dhe "transferimit paqësor të pushtetit".Ky është vlerësimi i raportit të fundit të Freedom House "vende në trazincion" ku nënvizohet se"Shqipëria ka fituar arritjet e para pozitive falë zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013 dhe transferimin paqësor të pushtetit më vonë gjatë vitit.Raporti shkruan se "vendi u përball me rënie të thellë gjatë mandatit të dytë qeverisës së kryeministrit Sali Berisha, pasi ai së bashku me Partinë Demokratike u përpoqën të konsolidonin autoritetin e tyre përmes emërimeve të politizuara në sistemin gjyqor, presidencë dhe pozicione të tjera kyce".Vlerësimi për demokracinë në Shqipëri, është përmirësuar nga 4.25 në 4.18.Për Shqipërinë, kanë ndryshuar pozitivisht vlerësimet për kategoritë e "Procesit elektoral" dhe "Qeverisjes demokratike në nivel qendror".Të dy këta sektorë janë përmirësuar me 0.25 pikë, në një shkallë nga 1 në 7. Pesë fushat e tjera që Freedom House vlerëson në këtë raport vjetor dhe që në rastin e Shqipërisë nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar janë: "Shoqëria civile", "Media e pavarur", "Qeverisja demokratike në nivel lokal", "Kuadri ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit" dhe "Korrupsioni".Drejtoresha e këtij raporti, Sylvana Kolaczkowska shprehet se ka shenja se qeveria e re është e interesuar të ndërmarrë reforma, për të ndalur procesin e konsolidimit të autoritetit të vënë re gjatë mandatit të dytë të qeverisë së mëparshme të kryeministrit Berisha."Kemi parë jo vetëm retorikë, por edhe hapa konkrete, megjithatë mendoj se është ende herët për të festuar. Ajo që mund të them është se duket të ketë një vullnet politik më të madh në këtë qeveri sesa në atë të mëparshmen për të zgjidhur disa nga dobësitë kronike në vend, në veçanti në sistemin gjyqësor shqiptar."tabela-e-tranzicionitMegjithatë Drejtoresha e projektit shprehet se një nga problemet më të mëdha për drejtësinë në Shqipëri mbetet mungesa e llogaridhënies nga ana e zyrtarëve të lartë."Mbajtja e përgjegjësisë para ligjit ka qenë e ulët në Shqipëri. Ky problem nuk është trajtuar sa duhet dhe duket se nuk ka patur përmirësim përsa i takon llogaridhënies së politikanëve të lartë para drejtësisë. Pushteti ekzekutiv vazhdon të ketë shumë ndikim tek gjyqësori. Ka një ndjesi të përhapur se shteti ligjor nuk zbatohet në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve. Mendoj se kjo duhet të ndryshojë, që njerëzit të mund të kenë besim tek institucionet.Raporti nënvizon më tej se "qeveritë lokale mbeten të dobëta, të fragmentuara dhe subjekte të manipulimit politik nga qeveria qendrore."Gjendja e pushtetit lokal është mjaft e keqe në Shqipëri. Qeveritë vendore nuk janë të financuara siç duhet dhe kanë shumë pak pavarësi. Një reformë territoriale është vërtet urgjente"Sa i përket korrupsionit në Shqipëri, Kolaczkowska tha se ky fenomen mbetet mjaft i përhapur dhe ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve.Drejtoresha e projektit “Vende në tranzicion” të organizatës Freedom House tha për Zërin e Amerikës se një nga problemet më të mëdha për drejtësinë në Shqipëri mbetet mungesa e llogaridhënies nga ana e zyrtarëve të lartë.“Mbajtja e përgjegjësisë para ligjit ka qenë e ulët në Shqipëri. Ky problem nuk është trajtuar sa duhet dhe duket se nuk ka patur përmirësim përsa i takon llogaridhënies së politikanëve të lartë para drejtësisë. Pushteti ekzekutiv vazhdon të ketë shumë ndikim tek gjyqësori. Ka një ndjesi të përhapur se shteti ligjor nuk zbatohet në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve. Mendoj se kjo duhet të ndryshojë, që njerëzit të mund të kenë besim tek institucionet,” shtoi ajo.Raporti nënvizon më tej se “qeveritë lokale mbeten të dobëta, të fragmentuara dhe subjekte të manipulimit politik nga qeveria qendrore”. “Gjendja e pushtetit lokal është mjaft e keqe në Shqipëri. Qeveritë vendore nuk janë të financuara siç duhet dhe kanë shumë pak pavarësi. Një reformë territoriale është vërtet urgjente,” tha Sylvana Kołaczkowska.Sa i përket korrupsionit në Shqipëri, zonja Kołaczkowska tha se ky fenomen mbetet mjaft i përhapur dhe ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Një përmirësim të lehtë ka shënuar edhe Kosova.

Raporti i Freedom House_001