OKB dhe SHBA dënojnë sulmet në Irak
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmet e militantëve islamikë në qytetet më të mëdha të Irakut, Mosulit dhe Tirkitit. KS nënvizon se situata humanitare në Mosul, ku një ditë më parë mbi 500 mijë persona u detyruan të braktisin shtëpitë, po përkeqësohet nga momenti në moment.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ban Ki Moon, shprehu shqetësim të madh për ngjarjet e ditëve të fundit në Irak ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohen dhe të shprehin solidaritetin e tyre me Irakun që po përballet me sfida të vërteta. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë të dërgojnë asistencë ushatarake në Irak për të luftuar me militantët, por pa dhënë detaje.Kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit kanë përparuar ndjeshëm dhe kanë forcuar edhe më shumë pozitat e tyre në Tikrit, vendin e Sadam Husein, pasi pak më parë pushtuan edhe Mosulin. Madje një zëdhënës i ISIS, i ka bërë thirrje luftëtarëve të saj të marshojnë drejt Bagdadit dhe në qytetet jugore me shumicë Shiite muslimane, të cilët ky grup islamik i konsideron muslimanë të pabesë.Grupi islamik ISIS, apo kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, ka në përbërje 3 - 5 mijë luftëtarë dhe është rritur ndër vite si një organizatë, pjesë e Al Kaedës. Ata luftojnë kundër pushtetit të kryeministrit Nouri Al maliki, i cili sipas tyre, ka monopolizuar vendin. Kjo organizatë drejtohet nga Abu Bakr al-Bagdadi, një figurë e njohur edhe për ushtrinë dhe qeverinë e Irakut, pasi ka qënë më herët një komandat i ushtrisë.Ndërsa disa vite më parë ai ka qënë lideri i Al kaedës në Irak, grup i cili më pas u shndërrua në ISIS. Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria në Bagdad, nga sulmet e këtij grupi islamik, vetëm në muajin maj kanë humbur jetën 603 civilë.