Indi, vajzat sërish viktima të dhunës, 19-vjeçarja gjendet e varur në pemë
Një 19 vjeçare është gjetur e varur në një pemë ne një fshat në veri të Indisë, rasti i tretë ky brenda pak javësh në shtetin e Uttar Pradesh. Trupi i saj është gjetur disa orë pasi kishte ndërruar jetë ndërsa familja e saj e kishte denoncuar më herët zhdukjen e vajzës. Trupi i saj do të nënshtrohet ekszaminimit mjekësor, pasi dyshohet se vajza, sikurse ka ndodhur me rastet e mëparshme, është përdhunuar përpara se të varet.Një ditë më parë, një tjetër grua, 44 vjeçare është gjetur po e varur në një pemë në zonën e Bahraich. Në fund të muajit maj, dy vajza 14 dhe 15 vjeçare, kushërira të njëra-tjetrës janë ekzekutuar në të njëjtën mënyrë, pasi ishin përdhunuar në grup. Familja e vajzave fajëson 5 persona për këtë akt ekstrem ndërsa policia ende nuk ka vepruar.Ky rajon në Indin kohët e fundit është prekur masivisht nga dhuna seksuale, kryesisht ndaj të miturave.Shteti i Uttar Bradeshit ka një popullsi prej 200 milionë banorësh. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka deklaruar se mborjtja e femrave do të jetë prioritet por ende policia nuk ka mundur të parandalojë ngjarje të tilla të rënda, pavarësisht denoncimit për zhdukjen e vajzave nga ana e familjarëve.Këto raste dhune e abuzimi seksual, janë rritur në Indi që nga viti 2012, kur një vajzë, studente në Dehli, u përdhunua në grup. Një vit më parë, qeveria mori masa edhe më të ashpra mbi dhunën seksuale, e nxitur nga protestat e shumta që zgjatën për disa javë.