Brazil 2014, starton sot Kampionati Botëror i Futbollit

Ora po afron dhe duket se gjithçka është gati për të startuar Kupën e Botës, Brazil 2014. Miliona turistë kanë mbërritur në Brazil, në qytetin Sao Paolo, ku do të mbahet sot në mbrëmje ceremonia zyrtare e çeljes së këtij kampionati mbarë-botëror ndërsa duket se vendin e protestave, tashmë e kanë zënë festa tipike braziliane.32 skuadra kombëtare nga e gjithë bota, kanë mbërritur prj ditësh në Brazil për kampionatin që do të nisë sonte në mbremje me ndeshjen e parë, Brazil-Kroaci dhe që do të përfundojë më 13 korrik. Ceremonia e inaugurimit pritet të jetë e magjishme, sipas organizatorëve, me kërcime e falenderime drejtuar natyrës, njerzve dhe sigurisht futbollit.Pak orë përpara se të nisë ky kompeticion, që do të ndiqet live në mbarë botën nga miliona shikues e tifozë, trajneri i skuadrës mikëpritëse, Brazilit, Luis Felipe SColari është shprehur i bindur në fitore."Më lejoni të them se më në fund, erdhi ora. Kjo është Kupa jonë e botës".Kupa e botës po zhvillohet për të gjashtën herë në Brazil ndërsa edhe pse është ende herët, kompanitë e basteve duket se po kuotojnë edhe koeficientët. Spanja, kampionia aktuale e kupës së botës, e kupës së Europës dhe kampionia së fundmi e Champions Ligue, është favorite për të fituar sërish kupën e botës, për të 6-ën herë. Të tjera skuadra super favorite janë absolutisht Brazili, Gjermania, Belgjika, Kolumbia, uruguaji, Zvicra dhe Argjentina e Lionel Messit. Sontë mbrëmje do të luhet Brazil-kroaci, ndërsa duket se Scolari është i qetë pasi shifrat flasin vetë. Asnjëherë në histori Brazili nuk e ka humbur ndeshjen e parë. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Itaquareo" në Sao Paolo, ku pritet që në stadium të jenë 65 mijë tifozë. Deri më tani, sipas drejtorit të bordit ekzekutiv të FIFA-s, vetëm për ndeshjet e 2 javëve të para, janë shitur më shumë se 2.9 milionë bileta, kryesisht për ndeshjet ku do të luajnë Gjermania dhe Italia.Tashmë për plot 31 ditë, sytë e të gjithë botës do të jenë në Brazil, për kampionatin më të dashur të futbollit. Kampionati botëror i vitit 2018 do të mbahet në Rusi ndërsa ai i 2022 në Katar.