Pr/ligji për pagat, Shehu: Urdhër i Ramës për të rritur pagat e punëtorëve të tij

Tiranë - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sonte me 74 vota, pr/ligjin për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, diskutimet e të cilit hapën sot, seancën plenare.Sherefedin Shehu është shprehur se ky akt është një urdhër i Ramës i cili kërkon të rrisë pagat për disa kategori personash që ai i ka më afër vetes.“Kur vendi është në krizë, kur qeveria nuk po qeveris, kur popullsisë është e  papunë qeveria sjell një akt për rritjen e pagave për punëtorët e saj. Në vend të reformave, vetëm fjalë, asgjë që shihet dhe preket, për qytetarët në 10 muaj ka pasur vetëm papunësi, kurse për bizneset rritje selektive e taskave”“Dy javë më parë kryeministri miratoi ligjin që pushtoi institucionin e mbikqyrjes financiare. Tashme sot ka sjellë një ligj që është një urdhër i cili do të rrisë pagat e drejtorit që kryeministri kërkon të marrë në dorë tregun e sigurimeve”, tha Shehu.Kuvendi i Shqipërisë ndër pikat kryesore të cilat do të shqyrtojë sot është  raporti përfundimtar i komisionit hetimor mbi akuzat e ngritura nga opozita lidhur me përfshirjen e ushtrisë në trafikimin e lëndëve narkotike.Sipas programit të miratuar nga kuvendi, Ermonela Felaj, Deputete e Partisë Socialiste, njëherazi edhe kryetarja e komisionit Hetimor në fjalën e saj  do të parashtrojë rezultatet e gjetura gjatë punës së komisionit. Kujtojmë që Felaj në fjalën e saj gjatë komisioni hetimor parlamentar publikoi prova që dëshmojnë se nga viti 2012 deri në vitin 2013 aerodromi ushtarak i Gjadrit në Lezhë është vënë në dipozicion të trafikut ajror të lëndëve narkotike.Në seancën e sotme kuvendore në rend të ditës janë edhe çështje si, Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj". Projektrezolutë "Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për vitin 2013".Si dhe projektligji "Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë"Në përfundim seanca plenare miratoi me 74 vota pro projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj" të ndryshuar"; me 75 vota pro projektligjin "Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë".Projektrezoluta "Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2013" u miratua me 75 vota pro.Edhe raporti i komisionit hetimor "Për hetimin e akuzave mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme - transportin e lëndëve narkotike" u miratua me 76 vota pro.Më pas u shqyrtua projektvendimi "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore".Fillimisht u hodh në votim propozimi i Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi për shtrirjen e periudhës së hetimit që nga viti 2009.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri të ditur se grupi parlamentar demokrat ka depozituar në Kuvend kërkesën për riformulim të vendimit, por që insiston që të mos zgjerohet periudha gjatë së cilës do të hetojë ky komision i Kuvendit për të verifikuar ligjshmërinë e emërimeve. Ndërkohë, Meta sqaroi se grupi parlamentar i PS-së kërkon që të zgjerohet koha duke pranuar hetimin që nga viti 2009."Lidhur me këtë çështje unë bëra edhe një konsultë me këshillin e rregullores, duke dëgjuar edhe një herë mendime të ndryshme, lidhur me interpretimin e Rregullores dhe për mënyrën e votimit në këtë çështje. Kështu që jam i detyruar ta hedh në votim kërkesën e bërë nga z. Ruçi në emër të grupit të mazhorancës", tha Meta.Në emër të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka e cilësoi absurde kërkesën e paraqitur nga grupi socialist."Kemi një objekt që duam ta hetojmë. Ju na thoni kërkesën e keni bërë ju, por se për çfarë duhet të hetoni e dimë ne. Pra ne kërkojmë komision hetimor dhe se çfarë duhet të hetojmë na e thotë mazhoranca. E vetmja gjë që nuk kemi ndryshuar është periudha e hetimit që ne kërkojmë që të hetojmë nga 2013. Nëse kjo mazhorancë do të hetojë nga 2009-të, le të ngrejë një komision të saj", deklaroi në emër të grupit parlamentar demokrat, deputeti Edi Paloka.Kryetari i Kuvendit garantoi opozitën se askush nuk do e cenojë objektin e komisionit."Këtu është kërkuar për të zgjeruar periudhën e hetimit dhe juve nuk ju cenon askush asnjë element. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën si praktikë parlamentare. Askush nuk do ju mohojë juve që të hetoni për periudhën që keni kërkuar, por dhe askush nuk mund t'i mohojë të drejtën mazhorancës për ta zgjatur periudhën e hetimit sepse kjo vetëm i shërben luftës kundër këtij fenomeni", tha Meta.Pas deklaratës së Kryetarit të Kuvendit, opozita u largua nga salla, ndërsa amendamenti i propozuar nga grupi parlamentar u miratua me 76 vota pro.Edhe projektvendimi "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore" mori 76 vota pro, duke u miratuar.Në fund u miratua edhe Kalendari 3 javor (13 qershor - 3 korrik 2014) i punimeve të Kuvendit. Seanca i mbylli punimet rreth orës 19:20.. /nzh/oranews online/