Fier, dy familje kërcënojnë të vetëdigjen, përmbaruesit tërhiqen

Përmbarimi kërkon t'i nxjerrë nga banesa, duke ekzekutuar një vendim i cili i kthen ndërtesën pronarit të ligjshëm, por dy famlijet që jetojnë aty kërcënuan se do të vetëdigjen. Familja e dy vëllezerve Eduart dhe Albert Shehu në të cilën jeton në banesën 2 katëshe kërcënuan se do të vetëdigjen se bashku me tre femijet e tyre dhe bashkeshortet. Me shishe me benzinë në duar ata kërcenuan se nuk do dalin nga banesa dhe s'kanë për ta liruar. Familjarët deklarojnë se prej 20 vitesh enden në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi.