Kakavijë, sekuestrohen 1124 celularë kontrabandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2014, 11:50
Kakavijë- Sekuestrohen 1.124 telefonave në doganën e Kakavijës.Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se telefonat celularë do të hidheshin në tregun shqiptar në mënyrë të paligjshme.Aksioni është realizuar nga Strukturat e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të cilët bëjnë me dije se telefonat celularë kontrabandë, ishin fshehur në kabinën dhe kasetat ndihmëse të kamionit të drejtuar nga shtetasi Shpetim Baholli.Nëse aparatet celular do të ishin hedhur në treg atëherë administrate doganore do të humbte një shumë që arrin në mbi 8 milion lekë .Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije është e vendosur në luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.