Greqi, optimizën për të ardhmen

Mesazhe optimizmi kanë përcjellë me rastin e Krishtlindjeve, kryeministri  grek Antonis Samaras, si dhe liderët e partive kryesore.Kryeministri grek e cilësoi 2013-n një vit të vështirë, ndërsa nënvizoi se po të punojmë sistematikisht, vendi do të ngrihet përsëri në këmbë.Ai veçoi si sfida të rëndësishme kohezionin social dhe luftimin e papunësisë tek të rinjtë, duke thënë se investimet do të jenë mjeti për përmbysjen pozitive të kursit të sigurisë, që do të rezultojë me krijimin e vendeve të reja të punës."Greqia dhe populli i vet kanë kaluar ditë më të vështira se të tanishmet",  tha kreu  i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras. "Me armët që kemi, si tradita jonë kulturore dhe solidariteti, do t'i kapërcejmë vështirësitë dhe do të kemi një vit pozitiv", theksoi Tsipras."Ditët e festave na japin rastin të vështrojmë fytyrën pozitive të shoqërisë, të konsolidojmë solidaritetin tonë, të mendojmë perspektivën optimiste të atdheut tonë. Por kjo presupozon unitet, përgjegjshmëri dhe punë. Çelësin e të ardhmes e mbajmë vetë në në duart tona", theksoi në mesazhin e vet kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos.Kryetari i të majtës demokratike  Fotis Kuvelis, e cilësoi si shpresëdhënës intervalin kohor që shpaloset përpara, duke nënvizuar rëndësinë e rrjetit të mbrojtjes sociale që duhet të zhvillohet dhe të shtrihet tek të gjithë ata që jetojnë nën nivelin e varfërisë.