Petroviç: Platforma për Kosovën, e paqartë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviç, e konsideron platformën e presidentit të Serbisë Timislav Nikoliç, si konfuze dhe nuk është të qartë nëse e përkrahë vetë ekzekutivi në Beograd.Megjithatë, ai ka vërejtur një përpjekje që të arrihet deri te disa zgjidhje pozitive dhe të realizueshme.Si elemente pozitive në këtë dokument Petroviç sheh pjesët të cilat flasin për nivelin e lartë të decentralizimit të komunave me shumicë serbe, mundësinë e bashkimit të komunave, lidhjet politike e financiare të serbëve me Beogradin dhe mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore.“Mirëpo, të gjitha këto elemente janë të përfshira në planin e Ahtisarit, ndërsa sot këto zgjidhje janë pjesë e ligjeve të Kosovës dhe ato janë të dhëna deri në detaje. Sikur të na kishin konsultuar nga Presidenca në Beograd ne do tu tregonim për këto gjëra”, ka thënë Petroviç për mediet serbe, për gazetën serbe “Danas”.Duke theksuar se nuk është e qartë se si kjo platformë do të ndikoi në dialogun e Prishtinës e Beogradit, zëvendëskryeministri kosovar ka vlerësuar se ky dokument ka disa mangësi të mëdha, siç është “mungesa e ndjesisë së autorëve për mundësinë e implementimit në terren”.“Këto propozime ndoshta kanë mundur të implementohet para 10 apo 13 viteve, por sot, kur shumë procese kanë ecur përpara, mendoi se faktorët ndërkombëtar nuk do të lejojnë që gjërat të shkojnë mbrapa”, ka thënë Petroviç.