Statusi, Kryeministri çek s'përmend CEZ por i kërkon Tiranës mbrojtjen e investimeve të huaja
Tirane- Kur kanë ngelur vetëm pak ditë para se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së të mblidhen për t'i dhënë ose jo statusin e vendit kandidat, nga Praga dje përmes mediave vendase erdhi lajmi se Çekia do të bllokojë statusin duke vendosur veton nëse nuk gjendet një zgjidhje për kompaninë e shpërndarjes çeke CEZ. Ky investim në Shqipëri përfundoi gjatë qeverisjes së mëparshme.Lajmi i publikuar në mediat çeke i referohej një burimi diplomatik në Bruksel.Por vetë kryeministri i Çekisë Bohuslav Sobotka, i cituar po nga mediat çeke ka deklaruar se Praga mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit. Por këto vende sipas tij duhet të përmbushin kriteret e kërkuara.Edhe pse nuk ka përmendur emrin e kompanisë CEZ, për kyreministrin çek kriteret që qeveria e Pragës kërkon me ngulm veçanarisht nga Shqipëria "janë çështja e mbrojtjes së investimeve të huaja, ajo e krijimit të një klime të qendrueshmë për biznesin dhe çështja e luftës kundër krimit të organizuar.""Kompania CEZ nuk komenton pozicionin e qeverisë" ka komentuar zëdhënësja Barbora Pulpánová.Ndërkohë Sekretari i Shtetit për cështjet europiane të Çekisë Tomas Prouza citohet të ketë thënë se "Çdo vend i cili do të plotësojë kriteret dhe detyrimet ka të drejtë të vazhdojë rrugën drejt integrimit europain dhe ne besojmë me vendosmëri se Shqipëria do të ecë para në këtë rrugë”.