Bashkia prezanton projektin e Tramit, Basha: Gjithçka gati, por duhet garancia e qeverisë
Tirane- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka prezantuar premtimin më të madh elektoral të tij 3 vjet më parë duke i ofruar kryeqytetit Tramin që do synojë ta kthejë atë në një metropol të vërtetë europian.Por për të mbajtur këtë premtim tashmë projekt konkret, kryebashkiakut i duhet edhe garanci qeveritare që duhet firmosur nga rivali politik, Edi Rama.Projekti që u prezantua në një ceremoni ku nuk mungoi as kryetari socialist i Këshillit Bashkiak, sjell risi shumë dimensionale për Tiranën.Nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo prezantoi benefitet ekonomike të projektit të Tramit, ndërsa atë që ofron për qytetarët si lehtësi i shpjegoi drejtoresha e transportit Nereida Hoxha duke shpjeguar edhe itinerarin e Tramit nga Kombinati në Kinostudio.Ideja e tramit u hodh për herë të parë gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës në prill të vitit 2011 dhe tashmë pas 3 vitesh do të nisë të zbatohet ku qeveria e Tiranës ka gati projektin dhe fondet dhe i duhet vetëm bekimi qoftë edhe në heshtje i qeverisë së madhe për tua lënë si premtim të prekshëm qytetarëve.Basha: Nëse qeveria ka vullnet ne jemi gati të nisëm zbatimin e projektit"Unë jam optimist për jetësimin e këtij projekti duke u mbështetur edhe të besimi i qytetarëve të Tiranës. Ndaj sot jam para jush, në këtë prezantim të projekteit të parë të linjës së parë të Tramit. Për realizimin e këtij projekti ka interes nga kompani të vendeve të ndryshme të botës. Me pak vullnet të mirë të qeverisë, Bashkia e Tiranës është që sot gati të nisë zbatimin e këtij projekti që do të ndryshojë jetën e qindra dhe mijëra qytetarëve.Falenderoj me këtë rast qeverinë franceze dhe ambasadën për besimin që treguan duke thënë një grant prej 720 mijë euro me anë të cilës u krye studimi dhe projekti i linjës"Basha: Me Tram, Kombinat- Kinostudio në 24 minuta“Transporti me tram do të përgjysmojë kohën e udhëtimit, intinerari Kombinat-Kinostudio do të përshkohet për 24 minuta pasi linjat e Tramit janë ta papenguara nga trafiku. Transporti me tram do të ulë koston e transportit në qytet dhe do të ofrojë një shërbim shumë më cilësor i cili orjenton shumë qytetarë drejt përdorimit të transportit publik”.Basha: Komoditet dhe çmime të përballueshme“Linja që ka një gjatësi prej 9 km në fazën e parë do të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspective dyfishimi deri në 186 mijë pasagjerë në ditë në periudhën afatmesme. Kostoja e transportit sipas studimit parashikohet deri në 50 lekë për persona, ndërsa shërbimi i mesatarizuar duke përfshirë edhe shërbimet e aboneve mujorë apo vjetore është 41 lekë për person. Ka qenë synimi jonë që përvec shërbimit komod ofrojmë edhe çmime të përballueshme për qytetarët tanë.”Kosotoja e projektit 120-155.5 mln euro“Kosotoja e projektit vlerësohet mes të jetë në rendin mes 120-155.5 milionë euro. Realizimi parashikohet me konçesion ose partneritet publik privat, ku partneri publik është natyrisht Bashkia e Tiranës.ex/oranews online/