Koço Danaj: Kryeministri i ri i Kosovës? Zgjidhja në zarfin e SHBA
Analisti i njohur dhe ideologu i platformës për "Shqipërinë Natyrale", Koço Danaj thotë se shumë shpejt Vetëvendosja do të jetë forcë kryesore në Kosovë, madje nuk do të habitej nëse do të ishte pjesë e qeverisë.I ftuar në emisionin " Mëngjes Express" në RTV Ora News, Danaj tha për gazetaren Eva Idrizllari se koalicioni i ri qeveritar dhe Kryeministri i Kosovës për katër vitet e ardhshme do të përcaktohet nga SHBA."Hapi tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është dhe plani B i SHBA-së. Me moderacionin që arriti të realizojë duke u hequr nga rruga dhe duke u ulur në parlament shumë shpejt, Vetëvendosja do të jetë forca kryesore në Kosovë. Madje nuk do të ishte fare e habitshme që Vetëvendosja të ishte pjesë e qeverisë. Zarfi i ka të gjitha brenda. Kush do të jetë kryeministër dhe me kë do të bëhet qeveria. "