Çekia, e gatshme të bllokojë statusin e Shqipërisë në BE për shkak të CEZ-it
Pragë / Bruksel - Çekia është përgatitur për të bllokuar dhënien e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë, për shkak të mosmarrëveshjeve që shteti shqiptar ka me kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë CEZ.Me të njejtin titull e të tilla fjalë, ka nisur shkrimi që Agjencia Çeke e Lajmeve ka publikuar sot, duke iu referuar burimeve nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.Më poshtë po publikojmë shkrimin e plotë të kësaj agjencie:'Republika Çeke është e përgatitur për të bllokuar dhënien e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë, për shkak të mosmarrëveshjeve që shteti shqiptar ka me kompaninë energjitike CEZ.Kështu kanë deklaruar sot, burime të nivelit të lartë të Bashkimit Europian për agjencinë çeke të lajmeve "Ceskenoviny" .Vitin e kaluar, Shqipëria i hoqi CEZ-it, licencën. Prandaj, kompania kërkoi një arbitrazh ndërkombëtar me Tiranën.Në fillim të qershorit, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t'i jepej statusi i vendit kandidat dhe një samit do të vendosë për të në fund të qershorit.Sipas burimeve të CTK-së, Praga ka kritikuar faktin se bisedimet ndërmjet Shqipërisë dhe CEZ-it në Vienë nuk kanë çuar kurrkund.Praga i dërgoi një sinjal, Shqipërisë, pak kohë më parë, duke treguar se kjo çështje mund të ndikojë në miratimin e statusit të saj, që duhet ta miratojnë të 28 shtetet anëtare.Në janar të 2013-ës, Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri revokoi licencën e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, CEZ dhe shteti vendosi një administrator në krye të saj, si rezultat i të cilit CEZ-i e humbi kontrollin mbi shpërndarjen e energjisë.Kësisoj, CEZ-i nisi procedurat e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Shqipërisë në bazë të Traktatit të Kartës së Energjisë, të cilin e kanë ratifikuar si Republika Çeke ashtu edhe Shqipëria, traktat që përcakton rregullat për mbrojtjen e investimeve ndërkombëtare në industrinë e energjisë.CEZ-i tashmë kërkon dëmshpërblim nga Shqipëria për të mbrojtur investimet e bëra.Qeveria çeke i ka sfiduar hapat qw mw parw, hapat e bwra nga autoritetet shqiptare.ar.sh/Oranews.tv(Shkrimi i publikuar nga Agjencia Çeke e Lajmeve)