Emiri i Kuvajtit - Metës: Mirënjohje Shqipërisë që na mbështeti gjatë luftës

Tiranë –Kuvajtianët nuk e kanë harruar mbështetjen e Shqipërisë gjatë ditëve të tyre të vështira të pushtimit dhe këtë ia kanë shprehur, kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metës.Ilir Meta ndodhet në Kuvajt me ftesë të homologut të tij, vizita e tij e parë kjo, që synon bashkëpunimin me këtë shtet.Sot, Meta u prit sot nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, i cili shprehu njëkohësisht mirënjohjen e thellë të popullit kuvajtian për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë gjatë ditëve të vështira të luftës së Kuvajtit.Emiri i Shtetit të Kuvajtit shoqërohej edhe nga Princi i Kurorës, Sheikh Naëaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah.Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë shprehu kënaqësinë për pritjen e ngrohtë në Kuvajt dhe theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë mirënjohës ndaj Kuvajtit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtim të njohjes së Kosovës.Emiri i Shtetit të Kuvajtit dhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht përmes projekteve të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, duke vlerësuar në përfundim edhe punën e Ambasadave dhe të ambasadorëve në të dy vendet.Kryetari i Kuvendit i ripërsëriti Emirit të Shtetit të Kuvajtit ftesën për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme, ftesë e cila u prit me kënaqësi.Oranews.tv