Kriza politike mund të rritet në Maqedoni

Diplomatët e huaj në Shkup deklarojnë se rritja e tensioneve dhe përplasjeve politike mund të çojnë drejt rritjes së tensooneve në Maqedoni dhe se protestat e dhunshme  jashtë Parlament dhe brenda tij janë një pasqyrë e keqe për vendin.“Ka një përqëndrim  dhe një shqetësim rreth situatës së fundit dhe tensioneve të krijuara. Bashkësia ndërkombëtare edhe më parë ka paralajmëruar për thellimin e tensioneve. Ndarjet janë thelluar edhe në planin politik dhe në planin ndëretnik dhe mosndërhyrja në kohën e duhur mund të çojë në përshkallëzimin e dhunës”, theksoi për INA një burim ndërkombëtar në Shkup.Sipas tij, faktori ndërkombëtar është i interesuar për një zgjidhje të shpejt përmes dialogut politik dhe për një axhendë kompromisi midis të gjithë faktorëve politik, përndryshe vendi do të humbasë procesin e deritanishëm të arritur në procesin e integrimit.“Shpresat tashmë janë të vogla për një zgjidhje kompromisi, për shkak të thellimit të hendekut midis partive politike, por megjithatë duhet të jepen impulse për të ecur drejt një rruge dialogu politik”, nënvizon burimi ndërkombëtar, duke kërkuar mesazhe dhe sinjale më të qarta nga Brukseli dhe Uashingtoni.