Maqedoni, opozita nisi protestat me bllokimin e rrugëve
Opozita maqedonase sonte ka bllokuar rrugët kryesore në disa qytete në Maqedoni në kuadër të fushatës antiqeveritare.Opozita paralajmëroi se prej sonte do të nis me bllokada të rrugëve, protesta dhe forma të tjera të rezistencës demokratike kundër qeverisjes aktuale, e cila është quajtur si qeveri totalitare dhe diktaturë.Kreu i koalicionit të opozitës “Lidhja për të Ardhmen”, Branko Cërvenkovski theksoi se këto protesta do të jenë të vazhdueshme deri në rrëzimin e pushtetit aktual.Bllokada e rrugëve në Shkup ka pasuar nga ora 18.00-18.30 në rrugët kryesore në qendër të Shkupit, duke bllokuar komunikacionin dhe lëvizjen e qytetarëve. Në këtë tubim në Shkup kanë marrë pjesë tërë kreu i partive të opozitës maqedonase. Bllokada të njëjta në të njejtën kohë ndodhë edhe në disa qytete tjera të vendit.Protestat dhe revolta e opozitës pasoi pas miratimit të djeshëm të buxhetit 2013, nga ana e maxhorancës, duke anashkaluar opozitën dhe propozimet e saj. Bllokadat dhe protestat do të vijojnë deri të premten, ndërsa të shtunën do të mbahet një tubim masiv para selisë së VMRO- DPMNE në Shkup.