"Stars and Stripes": SHBA e do Kosovën në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të formojnë Ushtrinë e Kosovës e cila në një afat sa më të shkurtër do t’i bashkohej NATO-s, shkruan portali ushtarak amerikan "Stars and Stripes".Po bëhen më shumë se katër vite që kur Kosova shpalli pavarësinë, lojtarët e mëdhenj në skenën ndërkombëtare e inkurajojnë Kosovën të bëjë hapa dhe vetë përpara. Një nga hapat e parë, siç thotë portali, është krijimi i një ushtrie të vogël nga aktualisht 2.500 persona që bëjnë forcën e sigurisë civile."Kjo është një detyrë e vështirë për kombin e ri që ende nuk e ka siguruar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe që gjithnjë shqetësohet nga fqinji i saj verior Serbia, nga e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008", shkruan në portalin ushtarak.