Brazili pret Botërorin 2014 mes protestave dhe dhunës
Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga nisja e Kampionatit Botëror të Futbollit, një nga eventet më të rëndësishme të botës, Brazili, vendi mikëpritës, nuk po gjen qetësi.Madje përkundrazi, për më shumë se 24 orë, qyteti më i madh Brazilian, San Paolo, është përfshirë nga grevat e protestat që dje degjeneruar në dhunë të ashpër mes punonjësve të transportit publik dhe policisë.Madje ata kanë bërë thirrje për protesta edhe më të mëdha për një kohë të pacaktuar ndërsa Gjykata e Punës i ka urdhëruar të rikthehen në punë dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre pasi të përfundojë kampionati botëror, më 13 korrik.Guvernatori i shtetit të Sao Paolo, Geraldo Alckmin tha se do të shkarkojë nga detyra të gjithë ata punonjës që nuk rikthehen në detyrë.Përgjatë orëve të fundit, trafiku në Sao Paolo ka qënë në kaos dhe i tillë vijon të jetë edhe sot, madje në vend ka filluar të rritet frika dhe paniku për shkak se nga sot në vend mbërrijnë mijëra turistë e tifozë nga e gjithë bota.Ndërsa pritet që në Sao paolo të luhet të enjten edhe ndeshja e parë mes Brazilit dhe Kroacisë, punonjësit e transportit publik kërkojnë rritje rroge me 12.2% në një kohë që nga frika e trazirave, kompania shtetërore i ka ofruar rritje deri në 8.7%. gjatë protestave të dhunshme të së dielës, mbetën të plagosur dhjetëra policë e qytetarë.Ndeshja e parë e këtij botërori do të luhet të enjten më 12 qershor në stadiumin "Itaquerao" në arenën Corinthias.