Fillon gara me makina e "Rally Albania" në terrene të vështira

Tiranë - Ka nisur sot aktiviteti sportiv i "Rally Albania"-s, një garë që mirëpret konkurentë nga e gjithë Europa. Pjesëmarrësit në garën e "Rally Albania"-s thanë se ajo do të jetë e fortë, kjo edhe për shkak të terrenit që është përzgjedhur këtë vit. Pjesë e garës së makinave dhe motorrave janë bërë konkurentë të shumtë nga Europa, nga ku spikasin ata të vendeve lindore. Fotot janë shkrepur nga Alket Islami.