Shkëndija elektrike shkrumbon një banesë në Malësinë e Madhe

Shkëndija elektrike shkrumbon një banesë në fshatin Pjetroshan, në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe. Shtëpia në pronësi të Gjelosh Rraposhit, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Dëmet materiale të shumta. Për shuarjen e flakëve ndërhyri fillimisht një zjarrfikëse, Malësia e Madhe dhe vetë banorët. Më pas ka ardhur një tjetër zjarrfikëse nga Shkodra.