Kosova ka nevojë për rotacion, Thaçi ka konsumuar ciklin e tij si lider

Kreshnik Collaku tha për “Ora News”se Kosova ka nevojë për rotacion.Ish zv Ministri i Jashtëm nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni mes Hashim Thacit dhe Isa Mustafës, pasi “të vetëm nuk garantojnë qeverisje”.“Hashim Thaci është një ndër politikanët me një kurë politike më të skajshmen e mundshme. Ka një lëvizje shumë të fortë politike. I duhet njohur meritat në këto vite të vështira të Kosovës. Ka drejtuar Kosovën prej dy mandatesh dhe qeverisja e tij është e ngarkuar me akuza të forta, për korrupsionin .Mendoj se ai e ka konsumuar këtë cikël si një lidër, në drejtimin e Kosovës, pavarësisht se ka dhënë shumë. Nuk di çfarë misioni të rri di i vërë vetës. Kosova ka nevojë për rotacion”,, tha ai.Sipas Çollakut lidershipi në Kosovë duhet “rinovuar”.Ai tha se “Vetvendosja duhet të ankorohet me doemos me një bllok”.Për Pacollin ka shprehur vlerësimin e tij si shembull për shndërrimin e njeriut në një fuqi ekonomike, por tek ai nuk sheh diçka politike.“Biznesi nuk mund të jetë politika dhe as e kundërta, Pacolli nuk i sheh të ndara”, tha Çollaku.e.k\oranews\online