Mesila Doda: Asnjë grua ministre shqiptare në qeverinë e Maqedonisë, diskriminim

Pas publikimit të listës së ministrave shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë, deputetja e PD në Shqipëri, njëherësh edhe Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë,  Mesila Doda është shprehur e shqetësuar për mosemërimin e asnjë gruaje në poste ministrore. Deputetja Doda e konsideron atë si një “Shenje fort e keqe dhe diskriminuese për rolin e gruas shqiptare”.