Pakistan, 2 sulme vetëvrasëse në aeroport, 23 të vdekur
Pakistan- Të shtëna me armë janë raportuar në aeroportin më të madh të Pakistanit, pak orë pas sulmit vetëvrasës që shkaktoi 23 viktima, mbrëmjen e të dielës së 8 qershorit.Sulmet nisën në terminalin për ngarkesat dhe për fluturimet VIP në aeroportin ndërkombëtar të Karachi-t. Shumë nga ata që humbën jetën ishin stafi i aeroportin.Sulmet nisën vetëm pak orë pasi ushtria rimorri kontrollin e aeroportin, duke vrarë 10 nga sulmuesit e armatosur.Talebanët pakistanezë kanë marrë përsipër autoriësinë e këtyre sulmeve. Agjencia e lajmeve Reuters citon zëdhënësin e tyre, Shahidullah Shahid të ketë se këto sulme janë një mesazh për qeverinë e Pakistanit se ata janë ende gjallë dhe do të reagojnë për vrasjen e njerzve të pafajshëm nga sulmet me bomba në fshatrat e tyre.Sipas mediave të huaja, viktimat ishin pjesë e stafit të aeroportin, shumica roje të sigurisë por edhe personel i avionëve, mes të cilëve stjuardesa. Deri më tani nga sulmi i sotëm, raportohen përvec 23 viktimave, edhe 14 persona të plagosur rëndë. Të gjitha fluturimet nga ky aeroport janë anulluar për një kohë të pacaktuar.Dëshmitarët tregojnë se militantët u shfaqën nga cepa të ndryshëm të aeroportit dhe bllokuan hyrjen e tij.Pasi morën nën kontroll aeroportin, ata nisën të hapin zjarr ndërsa ishin të armatosur rëndë. Pasi dëgjuam një shpërthim të fortë, nga zyrtarë të aeroportit pasagjerëve iu është thënë se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës, me jelekë të pajisur me bomba.Sipas ushtrisë pakistaneze, 10 persona të armatosur ishin ndarë në aeroportin në dy grupe dhe kanë arritur të kalojnë sigurimin përmes kartave të rreme të identitetit. Sipas kryeministrit të provincës Sindh, Qaim Ali Shah, sulmuesit ishin të mirë-stërvitur dhe kishin hartuar një plan të qartë të cilin arritën ta vinin në zbatim.Shtatë nga sulmuesit u vranë pas shëkmbimeve të zjarrit me ushtrinë, që zgjati nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 4.30 të mëngjesit të sotëm ndërsa 3 të tjerë arritën të shpërthejnë bombat e tyre. Ata hapën zjarr edhe drejt avionëve por asnjëri prej tyre nuk shpërtheu.Pakistani ka më shumë se një dekadë që përballet me kryengritje të tilla nga grupet islamike, mes të cilave grupimi më i madh është ai i talebanëve pakistanezë.Ky sulm vjen vetëm pak orë pasi një sulm vetëvrasës në Pakistanin Jugor shkaktoi 23 viktima, muslimanë shiit, që sapo ishin kthyer nga Irani. Sipas ministrit të brendshë, 4 sulmues i kishin zënë pritë atyre në një hotel në qytezën e Tuftan, në afërsi të kufirit me Iranin.Pasi kanë kryer shpërthimin në hotel, ata hodhën në erë vehten me një makinë-bombë. Por ende nuk dihet nëse me këto dy sulmeve të ngjashme, atij në Tuftan dhe në aeroportin e Karachit kanë lidhje me njëra-tjetrën.Karachi ka qënë dhe mbetet një shënjestër e shumë sulmeve talebane. Një person i armatosur rëndë hapi zjarr në vitin 2011 në bazën detare të Mehran, duke vrarë 10 anëtarë të ekuipazhit dhe duke shkatërruar 2 avionë, në një përleshje të armatosur me policinë dhe ushtrinë që zgjati më shumë se 17 orë.