Testi i matematikës, ja çelësi i përgjigjeve, denoncohen shkeljet

Maturantët dhanë provimin e matematikës, provim i detyruar i Maturës Shtetërore. Mbi 45.000 maturantët u paraqiten heret në shkollat e tyre dhe pas apelit të kontrollit për aparatë celulare dhe për pajisjen me dokumentat e identititet hynë në klasa për të plotësuar testin me 25 pyetje të matematikës. Por ndryshe nga 2 provimet e tjera, matematika i është duke e vështirë, madje pa pritshmëri të lartë për shumë prej tyre.Në orën 12.30 maturantët lënë ambjentet e shkollës zyrtarisht duke i dhënë fund plotësimit të testit. Shumë prej tyre thanë se nuk ka patur penaliteti në klasë sepse ishin marrë të gjitha masat por në rrjete sociale si facebook nuk munguan së qarkulluari foto me ushtrime të zgjidhura të matematikës.Më herët zv/Ministra e Arsimit Nora Malaj deklaroi se ata që do të kapen me celularë gjatë provimit do të përjashtohen. Malaj ka kërkuar bashkëpunimin e prindërve për një provim brenda standarteve.Testi përmban 25 pyetje dhe janë 10 pikë ato të cilat të bëjnë kalues në këtë test.Këtë vit Ministria e Arsimit ka marrë masa të forta për një konkurim brenda rregullave.Provimi i fundit, për rrugën drejt universitetit, do të jëtë ai i lëndeve me zgjedhje, në datën 18 qershor.Ndërkaq, pasditen e sotme, Ministria e Arsimit ka publikuar edhe çelësin e përgjigjeve për Provimin e Matematikës sipas varianteve.

Matematike Gjimnazi 2014, Varianti A

Matematike Gjimnazi 2014, Varianti B

Matematike Gjimnazi 2014, Zgjidhja

Matematike Gjimnazi Gjuhesor-2014, Varianti B

Matematike Gjimnazi Gjuhesor-2014, Varianti A

Matematike Profesionale-2014, Varianti A

Matematike Profesionale 2014, Zgjidhja

Matematike Gjuhesor 2014, Zgjidhja

Matematike Profesionale-2014, Varianti B