Berisha: Rama cinik dhe i lig, tallet me qytetarët për legalizimet

Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Ramase po vijon serialin e mashtrimeve me popullin lidhur me premtimin për legalizim falas. Duke ju referuar aktivitetit që Kryeministri zhvilloi paraditen e sotme, Berisha deklaron se në të gjitha daljet e tij, Rama “bertet paturpesisht per legalizim falas, po qe ne te vertete eshte me cmime mbi 2 here me te shtrejta se sa nje vit me pare”.Reagimi i plotë në fbTe dashur miq, pas droges dhe lidhjeve te saj me qeveritaret, kronikat televizive lajm me te shpeshte kane legalizimin "falas" te Rames paçka se pas fjales "falas" Rama vazhdon me fjaline tjeter se "ata qe do paguajne menjehere 20% te shumes do kene lehtesira te medha", etj etj.Keshtu, edhe sot, pas turit 5 ditor ne Venezia ku thuhet se Piktori deshtak paraqiti ne bienale si te tijat disa vepra te keshilltarit te tij per kulturen fon Velaj (Fatmir), nisi diten me serialin e mashtrimit per legalizimet sipas tij falas. Ai e bene kete mbasi eshte i tmerruar nga fakti se Kamza, Paskuqani, Kodra e Priftit, Lapraka, Kombinati, Keneta e Durresit etj etj po ziejne nga revolta e te mashtruarve nga premtimi Rames per legalizim falas.Qe kur erdhi ne pushtet, Rama qe gjate fushates elektorale premtoi ne dhjetera takime dhe qe firmosi publikisht para qytetareve ne Kamez kontraten e turpit per legalizim falas, ka bere deri tani 18 dalje publike dhe takime per te mbuluar mashtrimin e tij. Ai ne te gjitha keto dalje bertet paturpesisht per legalizim falas, po qe ne te vertete eshte me cmime mbi 2 here me te shtrejta se sa nje vit me pare.Qytetaret trima dhe te revoltuar nuk i falin kurre Rames poshtrimin qe u beri me mashtrimin e tij per legalizime falas dhe qe e vazhdon perseri 2- 3 here ne jave duke bertitur se legalizimi eshte falas por ju do paguan mbi 2 here me shume se 1 vit me pare. Revolta e tyre do fshije kete qeveri! Rama IK! IK! IK!