Pakistan, 2 sulme vetëvrasëse në aeroport, 23 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2014, 09:43
Të shtëna me armë janë raportuar në aeroportin më të madh të Pakistanit, pak orë pas sulmit vetëvrasës që shkaktoi 23 viktima, mbrëmjen e të dielës së 8 qershorit. Sulmet nisën në terminalin për ngarkesat dhe për fluturimet VIP në aeroportin ndërkombëtar të Karachi-t. Shumë nga ata që humbën jetën ishin stafi i aeroportin. Sulmet nisën vetëm pak orë pasi ushtria rimorri kontrollin e aeroportin, duke vrarë 10 nga sulmuesit e armatosur.