BDI zyrtarizon emrat e ministrave në përbërjen e qeverisë së re
Maqedoni-Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar emrat e ministrave që do të përfaqësojnë këtë parti në përbërjen e qeverisë së Maqedonisë.Sipas Alsat-m, mësohet se Blerim Bexheti, Tahir Tani dhe Valon Saraçini do të jenë ministra. Emrat e rinj, në kabinetin e ri qeveritar do të jenë Adnan Jashari do të drejtojë dikasterin e Drejtësisë, Lirim Shabani Pushtetin Vendor dhe Nuran Neziri Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Abdylaqim Ademi nga ekologjia transferohet në Arsim, ministri kjo që BDI e shkëmbeu me atë të Mbrojtjes, që nënkupton se nuk do të jetë më ministër, por do të drejtojë grupin parlamentar të BDI-së.Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin ë zëvendëskryeministrave, i pari për Marrëveshjen e Ohrit dhe tjetri për euro-integrimin. Ndërkohë Visar Fida, ëmërohet ministër paportofol.