Pacolli, lideri që i duhet Kosovës

Kreu i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisien Bashkurti mendon se politika e Kosovës ka nevojë për një lider si Bexhet Pacolli, por partinë e tij e sheh të zbehtë në këto zgjedhje."Aleanca Kosova e Re është një nga partitë më pragmatiste. Lideri i saj vjen nga background biznesor, është njohës i shkelqyer i ekonomisë. Ndoshta është modeli më i mirë i liderit sipërmarrës, esthetenjë burrë i urte, i demostruar si tolerant dhe jo paragjykues ndaj askujt.Ka princip kryesor vëmendjen te ekonomia dhe ulja e papunësisë. Ka një rrymë globale që liderët nga bizneset të marrin edhe inisiativë në qeverisje politike, si Berluskoni, presidenti i ri i Ukrainës. Pacolli është një lideri që i duhet Kosovës. Është një profil që ka nevojë politika, është një model formati që e i duhet edhe Shqipërisë. Por Aleanca kosova e Re duket e zbehte ne realitetin electoral,”-tha ai.Bashkurti për “Ora News”, tha se zgjedhjet e sotme përmbushin fazën e dytë të proçesit politik të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë dhe e ka cilësuar mjat të zhvilluar proçesin e shtetformimit në vend.“Kosova ka kapacitete shtetformuese dhe kjo është vërteturar këto 6 vjet, duke rrëzuar hipotezën e vitit 1991. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbine tregon se ka shtet. Kosova është një vend që ka stabilitet dhe marrëdhëniet ndëretnike i ka mjaft të konsoliduara. Pjesa e veriut është një problem gjeopolitik", tha ai.Ai tha se PDK dhe Hashim Thacin janë në krye të proçesit politik, sepse sipas tij “8 vjet në qeverisje dhe duke përmbushur misionin historik, atë të pavarësisë, shtetformimit dhe misionin ekonomik.I pyetur nga gazetari Patrik Sadikaj, për pozicionimin e LDK në këto zgjedhje, Bashkurti mendon se kjo forcë ka stabilitet pasi ruan trashëgiminë e Ish presidentit Rugova, por liderin e ri Mustafa e cilëson “ jo në asimetri me zhvillimet politike në kësaj partie”.Ndërsa nismën e re Limaj- Krasniqi, Bashkurti e shikon pa organizim. Ai tha se ky koalicion edhe nëse nuk kap 5%, do t`i shkaktojë një dëm të konsiderueshëm PDK në këto zgjedhje.e.k/oranews/online