Kosova nevojë për bashkëqeverisje, vota është vendimtare

Ish ambasadori i OKB-së Agim Nezho, vlerëson se në një vend si Kosova ka nevojë për një bashkëqeverisje, por do të varet nga rezultatet.Për “Ora News” ai tha se nuk është çudi nëse Kryemnistri i ri i zgjedhur të mos jetë asnjë nga 5 kandidatët më kryesor. Nezho nuk e mohon mundësinë e krijimit të një koalicioni me LDK dhe PDK. Sipas tij vota është determinante në poltikë."Do të shikojmë sa do të marrë Limaj, Vetëvendosja e cila do të ketë rritje. Nga 12.3 do të kalojë në 14.1 por nuk do të arrijë të jetë një fajtor determinues, pra jo një LSI. Tendencat dhe notat nacionaliste i kanë penguar të kenë një lëvizje më të gjerë, nëse do të ishte më kritike për problemet e drejtësisë, krijimit të luftës kundër korrupsionit, atëherë do të kishte edhe rezultate edhe më të larta, por të presim rezultatin. Në rastin e Pacollit, mendoj se partitë e reja gjithmonë nëse nuk kanë një qëndrueshmëri në vota në të gjitha zgjedhjet që vijnë, do të kenë pakësim të votave. Njerëzit në fillim besojnë por pastaj nis procesi i zhgënjimit. Kemi një figurë që është një nga biznesmenët e suksesshëm të Kosovës dhe që ka treguar se ka angazhimin për të bërë diferëncën dhe investimet e duhura.Figurat që po diskutojmë sot janë figurat më të ndritura, duke qënë protagonist kanë dhënë kontributin e tyre.Lideri karizmatik Thaci, është një aktor tepër të rëndësishëm, ka mundësi të drejtojë koalicionin e ardhshëm dhe të drejtojë qeverinë . Ramush Hajaradinaj është një figurë impresive, ka provuar një mënyrë tepër luajale të qeverisjes me ish-presidentin Rugova, por problemi varet nga elektorati. Vota popullore është determinante në poltikë, më shumë se cilësite e invidividt.Por kanë personalitetet e tyre edhe Limaj, Pacolli , Hajradinaj, kështu edhe përfaqësuesit e LDK. Në një proçes normal LDK, do të ishte në qeverisje. LDK mund të ketë një rezultatë impresionues.A do të ketë një qeveri pa koalicion në këndështrimin tuaj?Mund të kemi një koalicon të madh me përfshirjen e e një gamë të gjerë të elektoratit të Kosovës, edhe me prezencën e minoriteteve. Numrat tregojnë që sondazhi më i madh në favor të Partisë së Thacit ështe në 31% dhe LDK në 24,25%.E përjashtoni mundësinë që kryeministri i ardhshëm të mos jetë një nga këta të 5-të?Edhe kjo është e mundur, në politikë gjithçka ndodh, sepse elementi pragmatik është shumë dominant te liderat. Mund të kemi një koalicion mes LDK dhe PDK. Në mandatin e tretë duhet të ndash pushtetin për ta mbajtur atë, mund të jetë surpsize “Vetvendosja”, ose Partitë e tjera tradicionale, por varet nga elektorati.Ka nevojë për një bashkëqeverisje, sa më tepër bashkëqeverisje aq me tëpëer kemi një përfshirje të institucioneve. Krijimi i një koalicioni jep mundesi që demokracia të jetë më me frymëarrje sepse ka një vendimmarrje më të gjerë. Kjo do varet nga rezultati i partive të tjera.e.k oranews/online