"Der Spiegel": Gjakmarrja, adoleshenti nën hijen e vdekjes, Leonard Qukaj

Shkodër - Fenomeni i gjakmarrjes ka marrë vëmendjen e mediave gjermane, por duke përshkruar jetën e një të riu nga shkodra dhe ditët e tij të ngujuara brenda mureve të shtëpisë. Revista “Der Spiegel” ka dhënë me detaje jo vetëm jetën e njerëzve të përfshirë në gjakmmarje, por edhe vetë Shkodrën, malësinë shqiptare, mentalitetin dhe pamundësinë e shtetit demokratik për eliminimin e kësaj plage të rëndë.Quhet Leonard Qukaj, shkruan “Der Spiegel”, ditën rri në shtëpi dhe natën ka frike se mos nuk dëgjon dot hapat e vrasësit apo kërcitjen e pistoletës së tij me silenciator.