Lezhë, inspektorët mbyllin tregun, tregtarët bllokojnë rrugën
Lezhe-Inspektorët tatimorë mbyllin tregun në qytetin e Lezhës. Sot në mëngjes policia dhe inspektorët tatimorë nuk kanë lejuar tregtarët të hapin tregun ditën e sotme.Në shenjë proteste tregtarët janë ulur në rrugë duke bllokuar të gjithë aksin që të çon drejt tregut të këtij qyteti.Gjatë mbylljes së tregut ka patur edhe përplasje mes tregtarëve me forcat e policisë dhe tatimorët.Aksioni u ndërmor prej ditës së djeshme nga Task Forca e drejtoria e Tatimëve në Lezhë.Ata kërkojnë të mbyllin subjektet që janë të paregjistruara në tregun e lirë të qytetit, por dje ka hasur në rezistencën e 200 tregtarëve.Dje është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën pasi ka pasur edhe përplasje.Tregtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt në Bashkinë e Lezhës, i përkasin kësaj njësie vendore dhe nuk kanë pse duhet të regjistrohen edhe tek Drejtoria e Tatimeve. sg/oranews online/