Franca ndërpret ndihmën financiare për emigrantët, përfshirë dhe romët

Franca ka vendosur që tash e tutje ti ndërpres ndihmat financiare për emigrantët, përfshirë këtu edhe romët që vijnë nga Rumania, kërkesë kjo e bërë nga BE-ja, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme të Francës Manuel Vals.Ai ka shtuar se në disa raste ndihma financiare për emigrantët në vitet e ardhshme do të zvogëlohet për 83 për qind, në mënyrë që të zvoglohen shpenzimet buxhetore.Shuma të cilën qeveria franceze e paguan për kthimin në shtëpi të emigrantëve është zvogluar nga 300 në 50 euro.