Europa “harron” dhuratat, Krishtlindje të varfëra në vendet e krizës

Ndërsa besimtarët e krishterë festojnë Krishlindjet, tradita e kërkon të bësh ndonjë dhuratë për njerëzit e tu më të dashur. Por në Europën e zhytur në krizën e borxhit, njerëzit u munduan që të mbanin të mbyllur kuletën e tyre.Në Paris, i cilësuar si një nga qytetet më të shtrenjtë, njerëzit u dyndën drejt dyqaneve për dhurata dhe ofertat e krishlindjeve, por megjithatë shpenzimet ishin të pakëta.Në Greqinë e këputur nga masat e shkurtimeve grekët i mbushën plot rrugët para natës së Krishtlindjeve, por ata njerëzit që blenë ishin të paktë. Spanja, një nga vendet më të goditura në Eurozonë, me papunësinë më të lartë për këto Krishtlindje shpenzuan më pak se 25 % se në Krishtlindjet e vitit 2012.Në Itali, Krishtlindjet festohen me krizën politike pas dorëheqjes së kryeministrit Mario Monti dhe shpërbërjes së Parlamentit. Italianët duket se e kanë harruar këtë ditë feste dhe po mendojnë për ditët që vijnë. Largim i Mario Monti dhe politika janë kryefjala e italianëve.Por Krishlindjet janë festuar në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Për shembull në Australi Babagjyshi nuk erdhi me slitë, por duke bërë sërf. Një zhytje në det ishte e mjaftueshme për australianët.