Aksident ajror në Kazakistan, 27 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak

Nje aksident i rend ajror ka ndodhur në Kazakistan. Avioni ushtarak i cili mbante zyrtarë të lartë të sigurisë kazakistane është rrëzuar në jug të vendit, ku më shumë se 20 njerëz kanë hunbur jetën.Në avionin Andonov An-72, i cili ka zbritur në afërsi të qytetit të Shymkent ndodheshin anëtarë të lartë të shërbimit kufitar të Kazakistanit kanë raportuar mediat ne vend.Ndërkohe qe ende nuk eshte bërë e ditur nëse pasagjeret janë gjalle. Burimet të pakonfirmuara thonë se të gjithë që ndodheshin në bord kanë vdekur.Njëzet e shtatë persona gjendeshin në aeroplanin ushtarak, duke përfshirë në ta dhe shtatë pjestare të ekuipazhit dhe 20 veta të personelit ushtarak, ka deklaruar Komiteti për Sigurinë Kombëtare i Kazakistanit të cilët konfirmuan se midis pasagjerëve ka qënë dhe kreu i shërbimit kufitar të Kazakistanit ,Turganbek Stambekov.Sipas KTK TV avioni është zhdukur nga radari pak para ores13:00 (19 ne ore lokale) ndërsa ai ishte duke bërë zbritjen pranë qytetit Shymkent ne jug të Kazakistanit , rreth 75 milje (120 km) në veri të kryeqytetit të Uzbekistanit, Tashkent.Nderkohe nje tjeter aksident ajror ka ndodhur gjate ditës ne Birmani. Aksidenti ajror në Birmani ka shkaktuar vdekjen e dy personave midis tyre fëmijë dhe plagosjen e 11 të tjerëve.Avioni i Air Bagan kishte në bord më shumë se 60 pasagjerë kur pësoi probleme gjatë uljes.Fokker-100 ishte nisur nga qyteti i Rangun për në Heho, në shtetin Shan, kur u përplas 3 kilometra nga aeroporti. Sipas BBC, një problem në një nga motorrët ka shkaktuar aksidentin.Zyrtarët konfirmuan se një fëmijë 11-vjeçar u gjet pa jetë në brendësi të aeroplanit. Një motoçiklist pranë Hehos gjithashtu ka humbur jetën gjatë uljes së emergjencës së avionit."Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë. Vetëm pilotët e dinë këtë, por nuk mund t'i kontaktojmë për momentin pasi janë dërguar në spital", theksoi zëdhënësi i Air Bagan, Ye Min Oo.