Opozita paketë ligjore kundër drogës. Të rivendoset moratoriumi i skafeve
Tiranë- Aleanca Kombëtare Kundër Drogës e drejtuar nga Partia Demokratike ndërmerr nismën për hartimin e një pakete ligjore e cila, sipas saj do të çlirojë vendin nga trafiku i drogës dhe kartelat kriminale.Me anë të kësaj pakete ligjore kërkohet verifikimi i integritetit dhe largimin e punonjësve të inkriminuar nga poste kyçe; vendosjen e sistemit të verifikimit për të gjithë kandidatët që garojnë në zgjedhje; rivendosjen e moratoriumit për skafet për dy vjet të tjera si dhe përgatitja e një pakete masash për ndërgjegjësimin e komunitetit.Basha tha se Alenca Kombëtare Kundër Drogës do të ngrejë një ekip ekspertësh e specialistësh që do të punojnë pa humbur kohë për draftimin e nismave ligjore që do ti paraqiten Kuvendit.Po kështu kreu i PD-së propozoi ngritjen dhe nisjen me urgjencë nga puna të një komisioni parlamentar për emërtimet e personave të dënuar për trafik droge." Ngritjen dhe nisjen me urgjencë nga puna të nje komisioni parlamentar për emërtimet e personave të dënuar për trafik droge si dhe personave të ndjekur ligjërisht, apo rrugë të tjera. Një tjetër propozim është përgatitja e një pakete të plotë ligjore për verfikimin e integritetit dhe largimin e punonjesve të larguar nga policia e shtetit, nga doganat, nga portet , aeroportet, pikat e kalimit kufitar, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe në tërësi nga administrata publike. Përgatitjen e një pakete ligjore dhe masash për vendosjen e sistemit të verifikimit, për të gjtihë kandidatët q do të garojnë në zgjedhjet për pushtetin qëndror apo vendor, rivendosjen e moratriumit për skafet për dy vitet e ardhshme" , tha Basha.Krahas kësaj, aleatët opozitarë protestat popullore i shohin si një instrument të rëndësishëm për të përballur kete qeveri.Nga ana e tije, analsiti Artan Hoxha, theksoi se aleanca kombëtare kundër drogës duhet te fokusohet ne bindjen me fakte konkrerte te qytetareve skeptik per trafikun e droges."Një nga gjërat kryesore është thyerja e skepticizmit të një pjese të shoqërisë që ende nuk ka arritur në një konkluzion, që unë për vete kam arritur", tha Hoxha.Në tryezën e rrumbullakët e cila nisi dikutimet mesditen e sotme merrnin pjesë përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe krerët e partive aleate.Partia Demokratike ka organizuar dy protesta para parlamentit dhe Kryeministrisë muajin e kaluar, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij si përgjegjëse për gjendjen e narkotrafikut në vend.Në protestën e fundit, Basha paralajmëroi se tubimet kundër qeverisë do të vijojnë dhe në javët e ardhshme.Paketa ligjore e propozuar nga Aleanca kunder droges 1.Përgatitja e një paketë ligjorepër verifikimin e integritetit dhe largimin e punonjësve të inkriminuar nga:a) Policia e Shtetitb) doganatc) portet, aeroportet, pikat e kalimit kufitard) Forcat e Armatosura të RSHe) administratë publike2. Përgatitja e një paketeligjore për vendosjen e sistemit të verifikimit për të gjithë kandidatët që do të garojnë për tu zgjedhur në zgjedhjet për pushtetin qendror apo atë vendor, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vendore.3. Rivendosja e moratoriumit për skafet për dy vjet të tjera.4. Përgatitja e një paketëmasashpër ndërgjegjësimin e komunitetit për rrezikun imediat dhe afatgjatë nga fuqizimi i industrisëdhe trafiqeve tëlëndëve narkotike në vend si dhe marrjen e masave për rritjen e pjesmarrjes qytetare në policimin në komunitet.Deklarata e plote per shtyp e PD Basha: Nga droga, para të pista, zgjedhje të pista, pushtet i pistë!Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thërret tryezën e Aleancës Kombëtare Kundër Drogës.Në takimin me shoqërinë civile, median dhe botën akademike, u propozuan iniciativa konkrete kundër trafikut e karteleve të drogës, dhe kundër përfshirjes në administratë e në zgjedhje të narkotrafikantëve.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi sot tryezën e Aleancës Kombëtare kundër Drogës, në praninë e përfaqësuesve të shoqërisë civile, medias, botës universitare dhe të partive opozitare.Në këtë tryezë, Basha dhe të pranishmit ndanë shqetësimin e intensifikimit të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Europës, dhe pasojat që sjell për vendin aktivizimi i këtij rrjeti kriminal.“Është shqetësimi për damkën që rrezikon të marrë Shqipëria në sytë dhe në vlerësimin e opinionit publik europian, damkë e cila, nëse nuk pengohet me akte dhe rezulate të qarta kundër narkotrafikut, do të ketë pasoja negative të rënda për zhvillimin dhe imazhin e vendit, për integrimin europian të vendit, për investimet e huaja në Shqipëri, për emigrantët tanë që punojnë e jetojmë me nder jashtë Shqipërisë”, tha Basha.Duke përmendur pasojat negative, Basha shtoi se:“Paratë e drogës, që si rregull përfundojnë në duart e një grushti oligarkësh, përdoren për të rifinancuar e zgjeruar aktivitetin kriminal duke përfshirë në këtë vorbull një numër gjithnjë e më të madh të rinjsh, që u hiqen shkollave, punës së ndershme, ambicieve të pastra, duke i futur në rrugën e iluzioneve të pasurimit të menjehershëm, në të vërtetë në rrugën e sprovuar të krimit dhe shkatërrimit. Paratë e drogës përdoren për të blerë zgjedhjet, për të blerë vendimarrjen politike dhe ekzekutive, për të “zbardhur” narkotrafikantët në Kuvend, në organet dhe agjensitë ekzekutive, duke i nxirë e denatyruar plotësisht këto të fundit, për të blerë mediat dhe fshirë nga faqja e dheut shtyllat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për të rrënjosur më të rrezikshmen e oligarkive që është oligarkia e drogës”, u shpreh Basha.Kryetari i Partisë Demokratike, vuri në dukje se pasojat e drogës janë: Para të pista, zgjedhje të pista, pushtet i pistë!“Ky është triniteti i rrënimit të demokracisë dhe të vetë bazave të jetës së ngritur mbi nderin, virutytet dhe skrupujt”, tha ai.Duke komentuar vendimin e sotëm të mazhorancës, Basha deklaroi se: “Edhe sot, kërkesa jonë për komisionin hetimor që do të analizonte se psenë poste drejtuese të administratës janë emëruar persona të dënuar si trafkant droge,ka marrë një përgjigje negative. Thënë ndryshe, çfarë e shtyn shumicën dhe z.Rama që një javë pasi Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim të qartë pa ekuivok bazuar në vendime gjykatash gjermane dhe italiane, të vendosë përsëri të shkelë Kushtetutën, ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur këta njerëz, për të mohuar transparencën parlamentare për narkotrafikantët e emëruar në administratë. Çfarë e shtyn?! Për ne përgjigja është evidente sepse këta njerëz nuk kanë përfunduar në këto poste, nuk kanë mbirë në këto poste, nuk janë tranguj dhe patlixhanë, por janë narkotrafikantë të emëruar me dijeninë dhe bekimin e kreut të qeverisë”. Aleanca Kombëtare Kundër Drogës, adoptoi disa masa që duhen marrë për ta cliruar vendin nga ky trafik i drogës dhe nga kartelet kriminale. Konkretisht: 1.Përgatitja e një paketë ligjorepër verifikimin e integritetit dhe largimin e punonjësve të inkriminuar nga:a) Policia e Shtetitb) doganatc) portet, aeroportet, pikat e kalimit kufitard) Forcat e Armatosura të RSHe) administratë publike2. Përgatitja e një paketeligjore për vendosjen e sistemit të verifikimit për të gjithë kandidatët që do të garojnë për tu zgjedhur në zgjedhjet për pushtetin qendror apo atë vendor, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vendore.3. Rivendosja e moratoriumit për skafet për dy vjet të tjera.4. Përgatitja e një paketëmasashpër ndërgjegjësimin e komunitetit për rrezikun imediat dhe afatgjatë nga fuqizimi i industrisëdhe trafiqeve tëlëndëve narkotike në vend si dhe marrjen e masave për rritjen e pjesmarrjes qytetare në policimin në komunitet.Po ashtu, Basha tha se Alenca Kombëtare Kundër Drogës do të ngrejë një ekip ekspertësh e specialistësh që do të punojnë pa humbur kohë për draftimin e nismave ligjore që do ti paraqiten Kuvendit.Në këtë drejtim, Basha theksoi se: “Partia Demoktatike po ngulmon në Kuvend për ngritjen e një komisioni hetimor që do të hetojë faktet e bujshme të narkotrafikut, Aleanca jonë kombëtare do të vendosë për hapat e tjerë të reagimit, zgjerimit, e forcimit të saj për të qëndruar në këtë vend si barrikada më e vendosur, më e pathyeshme dhe fitimtare kundër agresionit të narkotrafikut”. Analisti Artan Hoxha, i pranishëm në tryezë u shpreh se: “Ka një pasivitet me dashje sepse janë kartel pushtetar droge, apo pasivitet pa dashje se janë totalisht të paaftë dhe kanë ide të gabuara, këtu është marzhi i argumentit rast për rast. Por nga paaftësia vështirë të ndodhë që ta bësh rrugë këtë gjë.Sepse qeveri të paaftë nuk ka.Qeveria ka gjithnjë burime njerëzore dhe njerëz të aftë të angazhuar në sektor.Mbetet dashja në fakt.Paaftësia është e përkohshme”. “Mua më duket që ka një lidhje koleracioni të fortë të personave që janë emëruar në pikat kyçe të kontrollit dhe duket se për të qënë një drejtor në port apo në dogana duhet të kesh pasur patjetër një precedent penal.Ose duhet të jesh marrë me trafik droge, ose duhet të kesh bërë burg, ose mbase të jesh pilot.Mund të jetë kriter, nuk e di këtë. Ajo që unë dua të shtroj si përgjegjësi e kësaj qeverie është që mirë dakord se opozita bën një deklarim dhe denoncon një person që ka qënë i përfshirë më parë apo ka precedent penal, dhe ky është i emëruar, sepse nuk është se ka konkurse dhe nuk besoj seka njeri që besonkonkurset, dhe në fund largohet nga puna. A ka përgjegjësi ai i cili e ka emëruar?! Mirë ai që iku, po ai që e ka emëruar, a ka një proces selektimi te personave në administratën publike në pikat kyçe?”, u shpreh Leonard Boduri, pedagog dhe publicist.Gazetarja Mimoza Kociu tha se:“Është hera e parë që marr pjesë në një tryeze të një partie politike. Kam marrë pjesë në shumë tryeza për këtë çështje por kanë qënë të organizuara nga shoqëria civile ose ndërkombëtarët dhe më vjen shumë mirë sepse vendimarrja në këtë vend projektohet nga partitë politike. Kështu që në momentin që sheh që vullneti nis nga partitë politike kjo është diçka shumë pozitive dhe në këtë sens do të doja të komplimentoja opozitën. Ajo që më bëri përshtypje z.Basha, është tek kërkesa juaj për propozimin e një pakete ligjore për tu përballur më këtë situatë, pikërisht pika që ka të bëjë me detyrimin ligjor që personat që punësohen në administratë qontë në nivel qendror apo vendor, të kontrollohet dhe të kalojnë një filter sigurie.Mendoj se kësaj pjese duhet ti mëshoni më fort, sepse këta persona që po flasimbëhen pnegese sepse po ngjisin shkallët e vendimmarrjes dhe madje bëhen edhe vendimmarrës. Pra praktikisht bëhen vendimmarrës edhe për të mbytur zërin e çdo kujt që tenton të thotë të vërtetën për atë çka sheh, për atë çka shohim të gjithë. Mendoj që është një pikë që nuk duhet lëshuar dhe do ishte shumë mirë nëse realizohet që në zgjedhjet e radhës vendore”.