Serbia mund të “fundoset” sërish nga shiu gjatë verës

OKB që në vitin 1990 paralajmëroi rrezikun nga katastrofat atmosferike, por shumë vende kanë injoruar këshillat e tyre.“Na presin më shumë fatkeqësive të tilla, siç ishin përmbytjet e fundit. Atmosfera është e ndryshueshme, kështu që nuk mund të parashikojë saktësisht kur një fatkeqësi mund të ndodhë përsëri, por me siguri do të ndodhë”, ka thënë Mladen Curic, profesor i Institutit të Meteorologjisë të Fakultetit të Fizikës në Beograd, raporton Indeksonline.Curic, që konsiderohet specialisti më i madh i Serbisë për reshjet, thotë se gjatë verës mund të ndodhin vërshime si më parë, në Serbi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.