1 Qershori i fëmijëve, fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" feston me romët

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, nuk ka lënë në harresë të vegjëlit romë në këtë ditë simbolike festimesh për të gjithë fëmijët. 1 qershori ishte festa e tyre dhe për fat të keq fëmijët rom, jane ende nje shtrese e margjinalizuar dhe perballen me vështiresi të ndryshme gjatë jetës. Ata vazhdojnë të mos kenë vëmendjen e duhur të shoqërisë dhe mosfrekuentimi i shkollës është në nivele shqetësues. Për të patur një ditë ndryshe, Fondacioni Femijet Shqiptare programoi që këtë ditë feste për ta ku rreth 100 fëmijë romë u ftuan të bëhen pjesë e shfaqes me kukulla "Arushi qe kerkonte muzike", e pergatitur nga trupa e teatrit te kukullave në kryeqytet.Dr.Liri Berisha duke i konsideruar femijet kengen e jetes se çdo të rrituri u percolli atyre urimin për një jetë më të lumtur dhe të mbushur me dashuri nga prindërit dhe gjyshërit e tyre."Ne të rriturit duhet të punojmë vazhdimisht që në sytë tuaj të ketë shpresë, të ketë dritë, të ketë gjallëri, të jeni të qeshur, të rriteni të qetë me njëri-tjetrin. Ne shpesh herë ju pyesim se çfarë do bëheni kur të rriteni, në një kohë që ju sot jeni dikushi për ne. Ju uroj gëzuar një qershorin dhe vetëm festa të keni", tha Liri Berisha.Femijeve pas shfaqes i'u dhuruan libra jashteshkollore nga shtepia botues "Ombra GVG" per t'i bere pushimet më të pasura.