Krijohet “Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë”
Personalitete të shquara nga shoqëria civile nga Maqedonia, Shtetet e Bashkuara, Belgjika dhe Zvicra kanë ndërmarrë një nismë për krijimin e Opsionit Shqiptar, Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë.Kjo lidhje pritet të drejtohet nga ana e Xhevat Sherifit,veprimtar i njohur nga Chicago.Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve të Maqedonisë ka dalë edhe me një deklaratë, ku bën me dije se ka si synim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve përmes një lidhje të qëndrueshme për tiu përgjigjur çastit të tanishëm të vonuar historik.Kjo lidhje thotë se kërkon njësimin,unitetin politik historik në dimensionin e tij të sotëm,jo si një mallëngjim politik idealistësh të nxituar,por si një imperativ denjësie e force politike kombëtare të qetë dhe vepronjëse, raporton agjencia Zhurnal.