Shenjtërimi i kishës "Ngjallja e Krishtit", në ceremoni krerët e ortodoksisë botërore

Tiranë- Ka nisur mëngjesin e sotëm mesha për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, me pjesëmarrjen e krerëve të ortodoksisë botërore dhe shumë besimtarëve.Mesha  mbahet nga 4 patriarkë dhe 4 Kryepeshkope Ortodokse dhe perfaqesuesit e larte te 4 Patriarkeve te tjere. Mesha mbahet nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë, ndërkohë që marrin pjese edhe Patriarku i Jeruzalemit, Theofili i III, Patriarku i Rumanisë, Danieli, Kryepesokopi i Greqisë, Jeronimi, i Qipros, Krisostomi, Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, Nikon Liolini, Kryepeskopi i Varshavës, Sava, Patriarku i Serbisë, Irinej dhe delegacionit të Kishës Ortodokse të Moskës.Rreth orës 10:00 kanë mbëritur për të ndjekur meshën edhe Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Presidenti Bujar Nishani dhe personalitete të tjerë.Ndërkohë pas meshës do të ketë edhe aktivitete të tjera. Në orën 18.00. do të ketë një koncert festiv rinor në Qendrën Kulturore moderne, në ambientin poshtë Kishës KatedraleSipas Kishës Ortodokse Shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botënmesha(Foto gjatë meshës për shenjtërimin e Kishës "Ngjallja e Krishtit")Kisha  Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës së bashku me kishëzën “Lindja e Krishtit”, kambanoren dhe Qendrën Sinodike, është simboli i rindërtimit nga themelet në të gjitha fushat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga viti 1991 deri sot.