Rama: "Luftarët antidrogë" u diskretituan sot, pas raportit të Komisionit hetimor

Tiranë- Kryeministrit Rama ka gjykuar sot se krerët e opozitës, të etiketuar si "luftëtarët antidrogë" janë diskretituar pas publikimit të raportit të Komisionit Parlamentar për trafikun e drogës.Në një mesazh të tijin, Kryeministri shprehet: "Sot deputetja Ermonela Felaj lexoi raportin e hetimit parlamentar mbi përdorimin e bazave ushtarake për trafikun e drogës, ku dalin qartë në pah të vërteta diskretituese për pushtetarë e sejmenë të pushtetit të djeshëm që sot kanë marrë rolin e luftëtarëve antidrogë".Deklerata e Ramës vjen pas publikimit të rezultateve nga komisioni i hetimit për trafikun e drogës dhe si kundërpërgjigje ndaj reagimeve të opozitës lidhur me to.