Çaste emocionuese në familjen Rama, Gregu përkëdhel bebin, përqafohet nga i ati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2014, 22:05
Anëtari më i ri i familjes Rama po pritet me emocion dhe dashuri të madhe.Gjatë ekspozitës së studentëve të Akademisë së Arteve mbrëmjen e djeshme edhe Gregu ka dashur të ndjejë për pak çaste lëvizjet e foshnjës, duke përkëdhelur “barkun e rritur” të Linda Ramës.Ky moment është pasuar nga një tjetër moment i ngrohtë përqafimi mes babë e bir, Gregut dhe kryeministrit Rama.