Misioni i Islamit: Do ndriçoj me lazër Ramën, pervers komunist i paaftë
Tiranë- Dhe pse shumëkënd suprizuan replikat e ashpra të deputetit Kastriot Islami me kryeministrin Rama në seancën e fundit në parlament, vetë ai deklaron se ato qëndrime ishin të thëna në mënyrë racionale edhe përmes shkrimeve të herëpashershme të tij në shtypin e shkruar.Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Islami tha se protagonizmi dhe përfshirja e tij në replika iu diktua nga strategjia me të cilën u prezantua Rama në Kuvend, përmes të cilës sipas tij tentoi të përcillte një mesazh diversioni brenda PD.Përballë gazetarit Drini Zeqo ai iu rikthye tezave dhe përcaktimeve mbi Kryeministrin, duke e cilesuar te paaftë për të bërë atë detyrë për të cilën është zgjedhur.Sipas Islamit në mungesë të një formimi ekonomik, diplomatik, Kryeministri improvizon përmes grimcave të batudave duke i përdorur si maskë. E për këtë ai si deputet, politikan dhe Profesor i ka vënë dhe një mision vetes, ta ndriçoj me lazer përpara publikut.Intervista e plotë:Rama me strategji në parlament,tentoi të bëjë diversion brenda PDAto që thashë atë ditë i kam thënë në mënyrë racionale në shkrime të ndryshme. Në përgjithësi në parlament nuk futem në replika, jam i qetë dhe flas për probleme dhe çështje. Por Rama si duket erdhi me një strategji të qartë , nga ajo çfarë kuptova unë, për të goditur zotin Berisha dhe në mënyrë naive për të dhënë një mesazh diversion brenda PD, duke thënë që PD tani e kontrollojnë dy veta, Sali Berisha një njeri i vjetër që i ka kaluar koha dhe Kastrit Islami, ku u mundua të përmendte qëndrimet që unë kam pasur për PD kur kam qenë në opozitë. Qëndrimet e mia nuk janë të fshehta dihen, sikundër dhe pozicioni im.Unë jam në këtë pozicion pasi jam përjashtuar nga zoti Rama nga Partia Socialiste. Ka dhe një agresion që është bërë në shtëpinë time i organizuar nga Rama dhe Tahiri me një grup njerëzish, ku dikush është dhe tani prezent në parlament. Edhe në parlament ka pasur momente kur janë bërë disa votime, jam agresuar dhe është dashur për herë të parë në historinë e Shqipërisë të ndërhyjë një zyrtar amerikan të më merrte në mbrojtje. Duke parë këtë gjë, një retorikë që e nxjerr jashtë funksioni Kryeministrin.Në vend që të flasë për punë, legjislacionin dhe statusin kërkon të futet në një lojë batudash se mendon që është i fortë.Unë në tre momentet kam mbajtur qëndrime shumë parimore, por duke i vendosur dhe një epitet për ti thënë që po të jetë puna për batuda ti nuk është se ke ndonjë inteligjencë që edhe në batuda të jesh i suksesshëm.Rama Kryeministër batudash, i paaftë dhe me këshilltarë joseriozëNdërhyrja e parë ka të bëjë me vizitën në Bruksel, e cila vinte pas një vizite në Kazakistan.Vizita nuk dukej e dimensionit të një Kryeministri dhe për më tepër që të nesërmen duhet të shkonte në Bruksel të fliste për statusin kandidat. Kazakistani , në kuadër të ngjarjeve në Ukrainë, ka pasur një qëndrim mes lindjes dhe perëndimit . Vetëm 4-5 ditë më pas Rusia krijoi Unionin Ekonomik Euroaziatik me Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Ndryshe Shqipëria kërkon të futet në BE, nuk po them se nuk duhej bërë vizita në Kazakistan, por nuk ishte e programuar dhe mesazhi ishte jashtë fokusit.Në këtë kuptim ai shkon dhe hedh tre teza që nuk janë serioze për një Kryeministër të Shqipërisë. Teza e parë ishte se 90% e deputetëve të PE nuk dinë çështë statusi dhe ky ishte një bllof. Relaisht PE ka votuar tre herë pro statusit të Shqipërisë. Tre herë është bllokuar nga Rama dhe radhën e katërt ishin 5 shtete , kryeministrat dhe presidentët e tyre, që nuk ngatërruan statusin me anëtarësimin.Momenti i dytë që është i rëndë, kur thotë se në Shqipëri nuk ka prostitucion por ka prostituta. Një mesazh që duhet të jetë shumë i kujdeshëm për familjet shqiptare, nënat dhe vajzat shqiptare, nuk është se ngjit shumë në Bruksel dhe nuk kuptoj naivitetin se pse është thënë kjo.Dhe e treta lidhet me faktin se Shqipëria nuk ka krim të organizuar se PBB të vogël.Unë doja ti thoja që epiteti që të mbledh me këto qëndrime është se je i paaftë për të kryer detyrën si Kryeministër, nuk u futa fare në aspekte të tjera. Rama ëhstë i paaftë për të kryer detyrën si Kryeministër, nuk kam asnjë problem me individin, nuk më intereson. E ka thënë dhe vetë që nuk është politikan por misionar, ka dhe këshilltarë jo të mirë dhe joseriozë. Nuk ka anjë lloj formimi ekonomik, s’ka asnjë lloj formimi diplomatik dhe improvizon, merr grimca batudash dhe mendon se me këto mund të shkojë dhe të bisedojë.Rama spastroi partinë nga Profesorët, interes ndaj pasurimit të paligjshëmRama është i paaftë dhe nuk duron dot njerëzit me formim perëndimor, nuk i duhen më profesorët. Në ’91 kanë qenë 10 persona me formim perëndimor dhe asnjë prej tyre nuk është më sot. Nëse do merret deklarata e pasurisë së PS, është një krizë identitetit, rreth 15 më të pasurit në parlament janë nga PS dhe shumica e këtyre janë pasuruar gjatë kohës që Rama ka qenë në Bashki përmes licensave të ndërtimit. Rama adhuron metodat dhe sjelljet e enverizmit apo komunizmit për të shtypur kundërshtarin. Ai është një njeri që ka vetëm interesa të pasurimit të paligjshmëm, përmes bashkëaksionimeve me shumë personazhe. Nga ana e pasioneve ai është pervers. Në sjellje dhe mënyrë të menduari ky është komunist pervers. Pra pasionet i ka perverse, interesat oligarke dhe sjelljet komuniste të tipit të Maocedunit. Thelbi i kësaj është se është njeri i paaftë dhe ka një kompleks inferioriteti.Teza më e re e Ramës, PD e ngjashme me partinë e Le PenMendon se mund të bëjë diversion brenda PD, ndërkohë që PD po reformohet. Ka një kryetar si Lulzim Basha që ka një profil të një qendre të djathtë moderne, është në rezonancë të plotë me projektet dhe filozofinë e PPE, grupit më të madh që fituan zgjedhjet në BE. Madje ka filluar me një tezë tjetër tani, do të krijojë idenë se PD nuk është parti popullore, por është e ngjashme me atë Le Pen.Ramën do ta ndriçoj me lazër, ti them publikut ky ështëUnë zotin Rama kam marrë përsipër ta ndricoj me një lazer, ti them publikut ky është. I kam thënë që për këto tre treza që nuk janë serioze. Po kështu edhe profili i tij. Unë nuk ndiej kompleks nga akuza e tij se unë kam qenë komunist, pasi nuk kam qenë asnjëherë.